Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pasojat e mosfaljes se namazit.

    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Pasojat e mosfaljes se namazit. Empty Pasojat e mosfaljes se namazit.

    Mesazh nga bashkimi92 Wed Jun 10, 2009 6:24 pm

    PASOJAT E MOSFALJES

    SË NAMAZIT









    Pyetja:

    Si duhet ta trajtojmë individin, i cili thotë se është musliman, por nuk falet dhe nuk agjëron? A jemi të obliguar ta përshëndesim me selam dhe kur të vdes t’ia falim xhenazen?



    Jusuf Kardavi:

    Kjo i ngjan shembullit të njeriut, i cili caktohet nga shoqëria të cilës i takon për kryerjen e ndonjë detyre, për të cilën do të shpërblehet nëse e kryen me rregull, por edhe bëhet përgjegjës për kryerjen e atij obligimi. Megjithatë, nëse ky njeri nuk e kryen detyrën e besuar, edhepse është i shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht, dmth e le punën pa arsye, atëherë ky njeri mund të gjykohet në dy mënyra:

    1- Me largim nga vendi i punës për shkak të mosrespektimit të detyrës ose

    2- Me dënim më të butë së largimi nga puna, nëse nuk i ka nënçmuar publikisht obligimet e veta.



    Kështu sqarohet qëndrimi i dijetarëve Islamikë mbi muslimanin i cili me vetëdije nuk i kryen obligimet fetare, e posaçërisht faljen e pesë namazeve gjatë ditës. Disa prej tyre konsiderojnë se obligimi thelbësor i çdo muslimani, e madje çdo njeriu në jetën e tij është përulja vetëm All-llahut U[1]. Mosnënshtrimi ndaj All-llahut U konsiderohet si tradhëti e detyrës më qenësore të një muslimani dhe për këtë shkak individi i tillë nuk meriton ta mbajë emër muslimani, e as të gjendet nën mbrojtjen e Islamit.


    Këtë mendim e përforcojnë edhe këto hadithe të besueshme:

    “Mes njeriut dhe mosbesimit është lënia e namazit.”

    “Ajo me çka dallohemi me ta (mosbesimtarë t) është namazi, pra kush e le namazin është mosbesimtar.”



    Ca dijetarë tjerë konsiderojnë se nëse individi i cili ka lënë pas dore ndonjë obligim Islamik duke mos e përbuzur atë, ndërsa kohë pas kohe e kryen, duke u penduar për lëshimet e veta dhe duke synuar kah përmirësimi, do të trajtohet si musliman.



    Sipas asaj që deri tani e thamë, ata që e lënë faljen, e bëjnë këtë nga dy shkaqe:



    1. Për shkak se mohojnë se namazi është obligim dhe nuk i kushtojnë kurrfarë rëndësie atij. Të tillët sipas mendimit unanim të dijetarëve Islamikë trajtohen si mosbesimtarë dhe renegatë, sepse roli dhe rëndësia e namazit në Islam janë të njohura.

    Pra, çdonjëri që mohon, nënçmon dhe përgënjeshtron urdhërin e Zotit dhe të Dërguarit të Tij trajtohet si mosbesimtar, në zemrën e të cilit nuk ka besim (iman) as sa kokrra e grurit. Për këtë lloj të njerëzve All-llahu U thotë:

    “...Atij që kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij i takon zjarri i Xhehennemit, aty mbetet përgjithmonë.”

    (Xhinn 23)

    “Edhe kur i thirrni për t’u falur, ata e marrin për tallje e lojë. Këtë e bëjnë për shkak se janë njerëz që nuk kuptojnë.”

    (Maide 58)

    Këto ajete mjaft mirë përshkruajnë pozitën e atyre që namazin dhe ibadetet tjera i konsiderojnë si shenja të prapambeturisë dhe dekadencës, duke i përqeshur ata që falen.



    2. Nuk e kryejnë faljen nga përtacia, të preokupuar me këtë botë duke shkuar pas epsheve të veta dhe mashtrimeve të ndryshme të shejtanit.

    Rreth kësaj çështjeje dijetarët Islamikë kanë dhënë këto përgjigje:



    Ebu Hanife:

    “Personi i tillë do të konsiderohet si mëkatar dhe do të jetë e domosdoshme që të riedukohet me rrahje saqë t’i rrjedhë gjak, e mandej të izolohet (burgoset?) derisa të fillojë të falet. Njëjtë do të veprohet edhe me atë që pa shkak të arsyeshëm ushqehet gjatë ditëve të Ramazanit”




    Maliku dhe Shafiu:

    “Njeriu i tillë është mëkatar. Ai nuk do të konsiderohet si mosbesimtar, por edhe dënimi me rrahje dhe burgosje nuk do të mjaftojë- nëse është kryefortë në qëndrimin e tij, do të dënohet me vdekje.”



    Ahmed ibn Hambeli:

    “Personi i tillë është mosbesimtar dhe renegat. Ai do të dënohet me vdekje, por para kësaj do të kërkohet prej tij që t’i pendohet Zotit dhe ta falë namazin. Nëse e pranon këtë kusht, do të lirohet, në të kundërtën do t’i ekzekutohet dënimi.”



    Kuptohet, mendimi i këtyre dijetarëve bazohet në Kur’an dhe në hadithe të besueshme.



    Në Kur’an theksohet edhe rasti, i cili tregon gjendjen e mohuesve në Ditën e Gjykimit:

    “Atë ditë mjerë përgënjeshtarët!

    Se kur u thuhej “Përuluni!” nuk përuleshin.

    Atë ditë mjerë përgënjeshtarët!”

    (Murselat 47, 48)

    Se si do të ndihet mosbesimtari në Ditën e Gjykimit përshkruan ky ajet:

    “Atë ditë, kur të shpallet çdo send dhe të thirren për të bërë sexhde, nuk do të munden.

    Me shikime të varura dhe me poshtërsi mbuluar, se kanë qenë të thirrur të bëjnë sexhde deri sa ishin të shëndoshë.”

    (Kalem 42, 43)

    All-llahu i Lartmadhëruar për politeistët thotë:

    “...Por nëse pendohen, e kryejnë faljen dhe e japin zekatin, atëherë lëshojuani rrugën, se vërtet All-llahu fal, është Mëshirues”

    (Teube 5)

    Gjithashtu përshkruhet edhe dialogu mes besimtarëve dhe mosbesimtarëve në ditën e Gjykimit:

    “(Besimtarët do të pyesin Ç’ju solli në Sekar[2]?

    (Mosbesimtarë t) Do të thonë: Ne nuk e kryenim namazin, nuk i ushqenim të varfërit dhe përziheshim me të tjerët në punë të kota, ndërsa Ditën e Gjykimit nuk e besonim, derisa nuk na erdhi vdekja!”

    (Muddeththir 42, 43)

    Pra, gjëja e parë që do t’i shtiejë në zjarr do të jetë moskryerja e faljes.




    Ajeti vijues na tregon virtytet e dyftyrëshave:

    “Dyftyrëshat përpiqen ta mashtrojnë All-llahun, por All-llahu i mashtron ata. Kur ngrihen ta falin namazin, ngrihen me përtesë dhe e bëjnë këtë vetëm për t’u dukur te njerëzit, ndërsa All-llahun e përmendin fare pak!”

    (Nisa 142)

    Gjithashtu, nëse u drejtohemi haditheve të të Dërguarit të Zotit u[3], mund të vërejmë se edhe ato e vlerësojnë si mosbesimtar atë që me vetëdije le pas dore faljen. Ndër hadithet që trajtojnë këtë temë numërohen edhe këto:



    “Mes njeriut dhe mosbesimit është lënia e faljes.”[4];

    “Ajo me çka dallohemi nga ata (mosbesimtarë t) është namazi. Kush e lë atë (namazin) bëhet mosbesimtar.”[5];

    “Kurrë mos e le ndonjë namaz me vetëdije, sepse ai që e le namazin me vetëdije është i privuar mbrojtjes së All-llahut!”[6]

    “Kush rregullisht e kryen namazin do t’i jetë dritë, shpëtim dhe dëshmi në ditën e Gjykimit, e kush nuk e kryen rregullisht atë, nuk do të ketë dritë, shpëtim e as dëshmi dhe në ditën e Gjykimit do të jetë me shoqërinë e Karunit, faraonit, Hamanit dhe Ubejj b. Halefit.”[7]

    “Atij që i kalon namazi i ikindisë është sikur ai, të cilit i është gjymtuar (cunguar) familja dhe pasuria e vet.”[8]

    “Për dyftyrëshat (munafikët) nuk ka namaz më të rëndë se sabahu dhe jacia (në xhami), e po ta dinin se çfarë shpërblime kanë për ta, do t’i falnin qoftë edhe duke shkuar zvarra.

    Kam vendosur që t’i urdhëroj muezinit të bëjë ikamet, e t’i urdhëroj ndonjërit t’i bëhet imam masës, ndërsa unë t’i marr disa gaca nga zjarri dhe t’ia ndez (shtëpinë) atij që ende nuk ka dalur (në xhami) për namaz!”[9]



    Gjithashtu, edhe as’habët[10], pa përjashtim konsiderojnë se personi që nuk falet duhet trajtuar si mosbesimtar dhe renegat:

    Abdull-llah b. Shekik el-Ukajli t[11] thotë:

    “As’habët e Muhammedit u konsiderojnë se obligimi i vetëm, lënia e të cilit shpie në mosbesim është namazi.”[12]

    Aliu t:

    “Ai që nuk falet është mosbesimtar!”


    Ibn Abbasi t:

    “Kush e lë pas dore namazin është bërë mosbesimtar!”

    Ibn Mes’udi t:

    “Kush e lë pas dore namazin, nuk ka fe!”

    Xhabir b. Abdull-llahu t:

    “Mosbesimtar është ai që nuk falet!”

    Ebu Derda t:

    “Nuk ka fe ai që nuk praktikon namazin, dhe nuk ka namaz ai që nuk ka marë abdest!”

    Is’hak b. Ruvejhi:

    “Me besnikëri është transmetuar nga i Dërguari i All-llahut u se ai që nuk falë namaz është mosbesimtar, por gjithashtu mosbesimtar konsiderohet edhe ai që me vetëdije dhe pa arsye e shtyen faljen e namazit.”[13]


    Ejjub es-Sihtijani t thotë:

    “Është e padyshimtë se lënia e namazit është mosbesim!”

    Hafidh Mundhiri, pas të theksuarit të haditheve dhe thënieve të as’habëve mbi këtë temë, thotë:

    “Një grup i as’habëve dhe tabi’inëve[14] i konsiderojnë si mosbesimtarë edhe ata që e shtyejnë faljen e namazit deri atëherë sa nuk kalon koha e tij. Mes këtyre gjenden edhe: ‘Umeri, ibn Mes’udi, ibn Abasi, Muadh ibn Xhebeli, Xhabir ibn Abdull-llahu, Ebu Derda, Ahmed ibn Hambeli, Is’hak b. Ruvejhi, Abdull-llah b. Mubaraku, Ibrahim en-Nehai, Hakim b. Utejbe, Ejjub es-Sahtijeni, Ebu Davud et-Tajalisi, Ebu Bekr b. Ebi Shejbe, Zuhejr b. Harbi dhe të tjerë, (Zoti qoftë i kënaqur me ta).



    Këto janë mendime të transmetuara nga dijetarët e njohur Islam, tabi’inët dhe as’habët për mosbesimin e atij i cili qëllimisht, qoftë edhe një namaz e le pa e falë, e çfarë është atëherë qëndrimi i tyre ndaj atij i cili ka kaluar vite të tëra duke mos e përkulur kurizin kurrë që t’i bie në sexhde All-llahut U.

    Pas gjithë kësaj që theksuam, mund të përfundojmë se ai i cili nuk e kryen namazin është:

    -Mosbesimtar, nëse nuk falet duke e përbuzur kryerjen e namazit dhe rëndësinë e tij, ose:

    -Mëkatar i madh, (e sipas disave përsëri mosbesimtar) , nëse nuk e kryen atë për shkak të dhënies pas epsheve dhe dëshirave të veta.

    Sipas mendimit më të butë, personi i tillë është mëkatar, i cili nuk është larg as nga kufri (mosbesimi), sepse nuk ka dyshim se mëkatet shpiejnë njëri në tjetrin, të vegjëlit nxisin në të mëdhenj, dhe kështu lehtë arrihet në mosbesim.

    Për këtë shkak, është e domosdoshme që çdo njeri që ndihet si musliman ndërsa nuk e fal namazin, t’i rishqyrtojë veprat dhe rrugën e tij, t’i pendohet All-llahut U dhe ta përforcojë besimin me kryerjen e përhershme të namazit, njëlloj siç është e domosdoshme që besimtarët ta këpusin çdo kantakt me ata që me këmbëngulje qëndrojnë në mendimin se namazi nuk është obligim i muslimanit. Gjithsesi, kjo vlen nëse besimtarët i kanë këshilluar më parë ata, ndërsa ata nuk i kanë pranuar këshillat e tyre me kokëfortësi.

    Ibn Tejmije, për atë që nuk falet thotë:

    “Nuk duhet t’i ipni selam, e as t’i përgjigjeni ftesës së tij, as nuk është e lejuar që babai t’ia japë vajzën e vet, për shkak se nëse ai nuk falë namaz në të vërtetë nuk është musliman, nuk meriton grua muslimane, e as fëmijë muslimanë!”



    Madje nuk është e lejuar që drejtori i organizatës ta punësojë atë që nuk falë namazin, sepse me këtë do ta ndihmonte atë që përdor begatitë e All-llahut U për të bërë mëkat ndaj Tij.

    Nuk ka dyshim se personi që nuk i kryen obligimet e veta ndaj Krijuesit të vet, aq më pak nuk do t’i kryejë obligimet me nder edhe ndaj krijesave tjera.



    Namazi paraqet shtyllën kryesore të fesë, për moskryerjen e së cilës nuk ka ndjesë, përveç kur personi e humbë vetëdijen dhe nuk di se çka flet, e të gjitha sëmundjet tjera nuk janë arsye e mjaftueshme që namazi të mos falet, qoftë edhe nëse personi është i paralizuar apo rëndë i plagosur.

    Sipas Ligjit Islamik (sheriatit) të sëmurit duhet thënë:

    “Pastrohu si dhe sa të mundesh. Ulu qysh të mundesh, por mos e lësho namazin. Pastrohu me ujë, e nëse nuk ke ujë merr tejemmum[15], me dhè të pastër. Falu në këmbë, nëse kështu nuk mundesh, falu ulur, nëse nuk mundesh as kështu, falu i mbështetur në anën e djathtë apo i shtrirë në shpinë, e nëse as kështu nuk mundesh, atëherë lëvize kokën ose vetëm sytë, në kuptim të fjalëve të All-llahut U:

    “Andaj, sa te keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut!”

    (Tegabun 16)

    Në përputhje me atë që thamë, vërejmë përgjegjësinë e mbarë shoqërisë për moskryerjen e këtij obligimi, e sidomos të çdo individi në kuadër të kompetencave të veta: babai është përgjegjes për djemtë dhe vajzat e moshës jomadhore, burri për gruan e tij, etj.



    All-llahu U thotë:

    “Urdhëro familjen tënde që të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim. Ne të furnizojmë ty. Ardhmëria e mirë i takon atij që ruhet.

    (Ta Ha 132)

    Muhammedi u ka thënë:

    ‘‘Urdhëroni fëmijëve tuaj të falin namaz që prej moshës shtatë vjeçare, e kur t’i mbushin dhjetë vjet, atëherë detyroni.”

    Gjithashtu All-llahu U thotë:

    “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njërëzit dhe gurët!”

    (Tahrim 6)

    Nëse me të vërtetë bashkëshorti e do gruan e tij, ndërsa babai fëmijët e tij, dhe nuk dëshirojnë që t’i humbin, atëherë le t’i mbrojnë nga zjarri duke u urdhëruar nënshtrim Krijuesit të tyre, para së gjithash me kryerjen e namazit.





    Na ka mbetur edhe një çështje, të cilën jemi të obliguar ta spjegojmë, e kjo është se a jemi të obliguar t’ia falim xhenazen atij që nuk e ka falur namazin...

    Kjo çështje gjithsesi varet se a ka qenë njeriu mosbesimtar, ose vetëm mëkatar i rëndë.

    Sipas mendimit të dijetarëve, nëse njeriu që ka vdekur ka qenë i thirrur nga Imami (kryetari) i asaj kohe ose gjykatësi i sheriatit (si zëvendës i tij) që ta falë namazin, e ky nuk ka pranuar, atëherë nuk do t’i falet namazi pasiqë do të konsiderohet si mosbesimtar. Kjo vlen për njeriun i cili përveç namazit ka bërë edhe lëshime të tjera, siç janë mosndershmëria dhe moskryerja e obligimeve tjera islame.

    Megjithatë, nëse personi nuk e ka mohuar namazin si obligim, ndonjëherë është falur e ndonjëherë jo, atëherë këtij personi do t’i falet namazi dhe i njëjti do të varroset në varrezat e muslimanëve.






    U apelojmë besimtarëve, të cilët deri tani nuk kanë praktikuar namazin nga shkaqe të ndryshme që t’i drejtohen sinqerisht Krijuesit të tyre- All-llahut U me pendim, dhe të fillojnë praktikimin e këtij obligimi të domosdoshëm për çdo besimtar. Nuk ka dyshim se Ai është Mëshiruesi, Falësi i mëkateve, i Cili me kënaqësi do t’ua pranojë pendimin e sinqertë dhe do t’ua falë mëkatet e mëparëshme insha- All-llah.



    “O ju që keni besuar, pendohuni te All-llahu me një pendim të sinqertë!

    (Tahrim Cool



    ‘‘O ju që besuat, keni frikë All-llahun me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe, pos duke qenë muslimanë!”

    (Ali lmran l02)






    Lavd-falënderimi i takon All-llahut

    që na e mundësoi këtë.

    Qoftë paqja mbi Lajmëtarin e Fundit, Muhammedin, familjen e tij, shokët e tij, si dhe mbi ne dhe të gjithë ata që do ta pasojnë rrugën e drejtë.




    THUAJ:
    JETA IME, VDEKJA IME, DHE SAKRIFICAT E MIA JANE
    THJESHTE PER ALLAHUN, ZOTIN E BOTEVE.
    KURAN

      Ora është Fri Mar 29, 2024 9:50 am