Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Personi që nuk e fal namazin

    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Personi që nuk e fal namazin Empty Personi që nuk e fal namazin

    Mesazh nga bashkimi92 Wed Jun 10, 2009 6:23 pm

    Mosfalja dhe mohimi i faktit se namazi është detyrim, konsiderohet si mosbesim dhe e nxjerr njeriun jashtë fesë islame. Në lidhje me këtë çështje, bien dakord të gjithë dijetarët. Ndërsa ai që nuk e fal, por e beson dhe është i bindur se namazi është detyrim fetar dhe mosfalja ka të bëjë me arsye përtacie apo angazhohet me diçka tjetër,
    fqë në legjislacionin islam nuk llogaritet si arsye hadithet janë të qarta në gjykimin me mosbesim dhe detyrimin e vrasjes së tij sipas një mendimi.

    Ata e bazojnë mendimin e tyre në hadithe të ndryshme, disa prej të cilëve janë:

    Xhabiri transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Midis njeriut dhe mosbesimit është namazi”.

    Burejde tregon se Profeti (a.s) ka thënë: “Besa mes nesh dhe jush është namazi. Kushdo që e braktis atë është mosbesimtar”. [Hadith Sahih; Sahih Et Tirmidhi 2621 ]

    Abdullah ibn Amër El Asi ka treguar se një ditë, Profeti (a.s ) përmendi namazin dhe tha: “Ai që kujdeset për namazin e tij, do ta ketë këtë namaz dritë, dëshmi dhe shpëtimtar për të në Ditën e Gjykimit. Dhe ai që nuk kujdeset pë të, ai nuk do të ketë as dritë, as dëshmi dhe as shpëtimtar për të. Në Ditën e Gjykimit, ai do të jetë me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubej ibn Selafin”. [Hadith Sahih; Sahih ibn Hiban 1467 ]

    Fakti që personi që nuk falët do të jetë me udhëheqësit e jobesimtarëve në botën tjetër tregon qartë se ai është vetë jobesimtar.

    Ibn El Kajimi thotë: “Personi që nuk falet është i zënë me pasurine mbretërine, pozitën apo biznesin. Nëse dikush rri larg namazit nga pasuria, ao do të jetë me Karunin. Atë që mban larg pushteti nga namazi, ai do të jetë me Faraonin. Personi që e mban pozita larg namazit të tij do të jetë me Hamanin dhe personi që rri larg namazit për shkak të biznesit të tij do të jetë me Ubej ibn Halefin”.

    Abdullah ibn Shekik El Akili thotë: “Shokët e Profetit (a.s) nuk e konsideronin braktisjen e ndonjë vepre si mosbesim, me përjashtim të namazit”.

    Muhamed ibn Nasr El Mirvazi tregon se ka dëgjuar is`hakun të thotë: ”Është
    e vërtetë se Profeti (a.s) ka thënë: “ Njeriu që nuk falet është jobesimtar”.

    Gjithashtu, është mendim i dijetarëve që nga koha e Muhamedit (a.s) se personi që nuk falet qëllimisht, pa ndonjë arsye derisa mbaron koha e namazit, është jobesimtar.

    Ibn Hazmi tregon: “Është thënë nga Umeri, Abdurrahman ibn Aufi, Muadh ibn Xhebeli, Ebu Hurejra dhe sahabët e tjerë se kushdo që nuk e fal edhe një namaz të detyruar derisa koha e tij ka mbaruar, bëhet femohues dhe heretik. Ndërmjet tyre, nuk ekziston ndonjë ndryshim opinioni në lidhje me këtë çështje”.

    Kjo është përmendur nga El Mundhiri në “Et-Tergib ue Et-Terhib”. Pastaj, ai komenton: “Një grup prej sahabëve dhe ata të cileët erdhën pas tyre besuan se vendimi i qëllimshëm për t`u larguar nga namazi derisa koha e tij të ketë mbaruar, e bën një njeri jobesimtar. Ndër sahabët që e kishin këtë mendim kanë qenë: Umer ibn El Hatabi, Abdullah ibn Mesudi, Abdullah ibn Abasi, Muadh ibn Xhebeli, Xhabir ibn Abdullah edhe Ebu Derdaja.

    Midis personave që nuk ishin sahabët, por që paten të njëjtin mendim me ta kanë qenë ibn Hambeli, is`hak ibn Rahaui, Abdullah ibn El Mubarek, Nekhaiu, Hakim ibn Utejbe, Ebu Ejub Sehtiani, Ebu Daud Tajalisi, Ebu Bekër ibn Ebu Shejbe, Zuhejr ibn Harbi dhe të tjerë.

    Disa hadithe e bëjnë të qartë se personi në fjalë duhet të vritet:
    Ibn Abasi ka treguar se Profeti (a.s) ka thënë: “Detyrat e islamit dhe parimet e fesë, me të cilat ëshë ngritur janë tre. Ai që e lë njërën prej tyre kthehet në jobesimtar dhe gjaku i tij bëhet i ligjshëm. Këto parime janë: Dëshmija se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, namazet e detyruara dhe agjërimi i Ramazanit”.
    Transmeton Ebu Ja`la me zinxhir hasen.[ Hadith Daif; Temamul Minneh ]

    Në një transmetim tjetër thuhet: “Nëse dikush e lë njërën prej tyre, ai nuk beson në Zotin Atij nuk do t`i pranohet asnjë vepër e detyruar (farzi) apo vullnetare (nafile) dhe gjaku e pasuria e tij bëhet të ligjshme”.

    Ibn Umeri ka treguar se i Dërguari i Allahut ka thënë: Jam urdhëruar t`i luftoj njerëzit, derisa ata të dëshmojnë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe që Muhamedi është i Dërguari i Tij si dhe derisa ata falin namazin e ta japin zekatin. Nëse ata e bëjnë një gjë të tillë, gjaku dhe pasuria e tyre janë të mbrojtura nga unë, ndërsa llogaria e tyre do të jetë me Allahun”.

    Umu Seleme transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: Do të vijnë tek ju udhëheqës që do të bëjnë gjëra të mira dhe të këqija. Kushdo që i urren këto të fundit (veprat e këqija), do të jetë i pafajshëm në lidhje me to. Kushdo që i mohon ato, do të jetë i siguruar, por jo ai që i pranon dhe i ndjek ato. Ata që ishin rreth tij e pyetën: “ A duhet t`i luftojmë ata?” Ai u përgjigj: “ Jo, në qoftë se ata falen”.

    Kështu Profeti (a.s) e ka ndaluar luftimin e një udhëheqësi të padrejt që është i kujdesshëm ndaj namazeve të tij.

    Ebu Seidi transmeton se ndërkohë që ishte në Jemen, Aliu (r.a) i dërgoi Profetit (a.s) pak ar, të cilin ai e ndau midis katër vetave. Një burrë i tha: “ O i Dërguar i Allahut! Ki Frikë Zotin”. Profeti (a.s) i tha: “ i mjeri ti! Nga të gjithë njerëzit e tokës, a nuk jam unë më i merituari që t`i frikësohem Allahut, a t`ia pres qafën?” Profeti (a.s) i tha: “ Jo! Ndoshta ai është prej njerëzve që falen”. Halidi i tha: “ E sa njerëz thonë me gojë atë çka nuk është prej në zemrën e tyre!? Profeti (a.s) i tha: “Nuk jam urdhëruar të shoh në zemrat e njerëzve dhe as të hap barkun e tyre”.

    Gjithashtu në këtë hadith, falja e namazit paraqitet si arsye për të mos e vrarë një njeri. Kështu kuptohet se moskryerja e këtij lloji të adhurimit, vshtë shkak për vrasjen e personit që e bën një gjë të tillë.

    Edhe pse hadithet e mësipërme vendosin qartazi se personi që nuk e fal namazin bëhet jobesimtar dhe duhet të vritet. Shumë prej dijetarëve të pare dhe atyre të mëvonshëm ( prej tyre Ebu Hanife, Maliku dhe Shafiu), thonë se njerëz të tillë nuk janë pabesimtarë, por bëhen mëkatarë të cilëve duhet t`u kërkohet që të pendohen. Nëse ky njeri nuk pendohet, atëherë ai duhet të vritet. Kështu mendon Maliku, Shafiu e të tjerë. Ebu Hanife thekson se një person i tillë nuk duhet të vritet por t`i jepet një denim dhe të burgoset derisa ai të falet. Thuhet se hadithet që i quajnë njerëzit e tillë si jobesimtarë, u referohet atyre që e mohojnë namazin, edhe pse disa interpretime bien kontradiktë me tekstet e tjera me domethënie më të përgjithësuar. Për shembull, Allahu thotë;
    “Me të vërtetë Allahu nuk e fal atë që i bën shok Atij. Nga të tjerat, Ai fal atë që do”. (En-Nisa, 116)

    Ekziston gjithashtu edhe një hadith i transmetuar nga Ebu Hurejra dhe i regjistruar nga Ahmedi dhe Muslimi, në të cilin Profeti (a.s) thotë:. “Çdo profet e ka një lutje të veçantë e cila merr përgjigje. Secili nga profetët u ngut për ta bërë lutjen e tij, por unë e fsheha timen ( e Ruajta) dhe do ta përdor atë për umetin tim në Ditën e Gjykimit. Ajo do t`i plotësohet çdo njeriu (me dëshirën e Allahut), i cili vdes pa shoqëruar ndokënd me Allahun”.

    Gjithashtu Buhariu ka regjistruar nga Ebu Hurejra se Profeti (a.s) ka thënë: “Personi që do të jetë me i lumturi për shkak të ndërmjetësimit tim është ai që thotë sinqerisht nga zemra e tij: Nuk ka zot tjetër përveç Allahut”.

    Es-Sebki në “Tabakatu-Shafi`ije” ka përmendur se Shafiu dhe Ahmedi kanë pasur një debat lidhur me personin që lë namazin. Shafiu ka thënë: “O Ahmed, ti thua se ai që lë namazin është jobesimtar?” Ahmedi ka thënë: “Po!” Shafiu i ka thënë: “ E nëse është jobesimtar, si e pranon islamin?” Ahmedi ka thënë: “Duhet të thotë La i ilahe il-Allah Muhamed Resulullah”. Shafiu ka thënë: “Ai e thotë këtë gjë dhe nuk e lë”. imam Ahmedi ka thënë: “Ai e pranon islamin duke u falur”. imam Shafiu ka thënë: “ Namazi i jobesimtarit nuk është i saktë dhe nuk llogaritet si musliman, edhe nëse e fal namazin”.
    Pas kesaj imam Ahmedi- Zoti e mëshiroftë – ka heshtur.

    Sheukani thotë: “E vërteta në lidhje me këtë çështje është se njeriu që lë namazin bëhet jobesimtar, i cili duhet të vritet për mosbesimin e tij. Hadithi vërteton se ligji islam e konsideron personin që nuk falet si jobesimtar.
    Gjithashtu ky ligj e përcakton kryerjen e namazit si dallim midis besimtarit dhe jobesimtarit. Ne nuk duhet të shqrtësohemi nga argumentet e paraqitura nga të tjerët që kanë mendim të kundërt. Njerëzve që i paraqesin këto argumente mund t`u kthejmë përgjigjen: “ Nuk është i pamundur fakti se disa lloj jobesimtarësh mund të falen ( nga Allahu), apo të ketë të drejtën për t`u ndërmjetësuar. Sidoqoftë, ata kryejnë disa mëkate të cilat ligji islam i sheh si mosbesim, prandaj nuk duhet të mbështetemi në interpretime në të cilat ata kanë rënë”.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 10:30 am