Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    A e kujton i dashuri të dashurin e tij në Ditën e Gjykimit?

    Share

    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 24

    A e kujton i dashuri të dashurin e tij në Ditën e Gjykimit?

    Mesazh nga bashkimi92 prej Wed Jun 10, 2009 6:28 pm

    A e kujton i dashuri të dashurin e tij në Ditën e Gjykimit? El-Sebt 21 Xhumad el-Ula 1430 / 16 05 2009
    Aishah ka thënë, "Unë i thashë të Dërguarit të Allahut, ‘A e kujton i dashuri të dashurin e tij në Ditën e Gjykimit?’ Ai tha, ‘Oj Aishah, sa për tri (situatat)...

    -në atë kohë jo; gjatë peshojës derisa të jetë e rëndë apo e lehtë, në atë kohë jo; kur të shpërndahen librat dhe i jepet ndonjërit (libri) i tij ose nga e djathta ose nga e majta, në atë kohë jo; dhe atëherë kur një qafë prej Xhehenemit del dhe i rrethon ata, duke fut tmerr në mesin e tyre, ku do të thotë, ‘Unë jam caktuar për tre (persona) – për atë që pohon se ka zot tjetër pos Allahut, jam caktuar për ata të cilët nuk besojnë në Ditën e Llogarisë, dhe jam caktuar për një person arrogant, dhe kokëfortë.’ Do ti rrethon ata dhe do ti hedhë ata në mesin e zjarrit të Xhehenemit.
    Dhe Xhehenemi e ka një urë (mbi të) e cila është më e hollë se sa një qime e flokut dhe më e mprehtë se sa shpata; mbi të ka grepa dhe gjemba të mprehta prej hekurit, duke e kapur atë që dëshiron Allahu. Njerëzit do të kalojnë mbi të si rrahje e syrit, sikurse vetëtima, sikurse kuajt garues dhe të shaluar.
    Dhe Engjëjt do të thonë, ‘O Zoti ynë, shpëtoj, o Zoti ynë, shpëtoj.’ Do të ketë prej atyre që do të jenë të shpëtuar dhe do të jenë në gjendje të mirë, dhe ai i cili do të jetë i shpëtuar por i gërvishtur, dhe ai i cili do të rrokulliset në fytyrën e tij në Zjarrin e Xhehenemit. (Ahmedi)
    (Ibn Kethiri, në en-Nihejeh fil-Fiten uel-Melahim fq. 387-388)

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:19 pm