Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Lloji i ndaluar i Afrimit tek Allahu...HARAM

    Share

    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 24

    Lloji i ndaluar i Afrimit tek Allahu...HARAM

    Mesazh nga bashkimi92 prej Wed Jun 10, 2009 6:28 pm

    Lloji i ndaluar i afrimit tek Allahu (teuesuli i ndaluar)



    Në këtë lloj hyn kërkimi i afrimit tek Allahu nëpërmjet çdo gjëje tjetër, përveç gjërave që përmendëm më herët, siç bëjnë shumë njerëz, të cilët shkojnë tek varri i një të vdekuri (p.sh.evlija, njeri i mirë, hoxhë etj (sh.stafit)) dhe kërkojnë prej tij që ti bëjë dua Allahut për ta.

    Kjo gjë është e ndaluar, pasi i vdekuri nuk mund të bëjë dot dua, ashtu siç ka bërë kur ka qenë gjallë, edhe nëse ka qenë besimtar i devotshëm.

    Nga ana tjetër, kur bëri thatësirë, shokët e Profetit alejhis selam, pas vdekjes së tij, nuk shkuan tek varri i tij për të kërkuar prej tij që të bënte dua për ta, por shkuan tek xhaxhai i tij Abasi, i cili ishte akoma gjallë dhe ai bëri lutjen e shiut.

    Për këtë gjë Omeri radijallahu anhu ka thënë:



    "O Zot! Për sa kohë që Profeti ishte gjallë, ne kërkonim prej Teje që të na sillje shiun nëpërmjet tij (Profetit alejhis selam).Tani që ai ka vdekur ne kërkojmë prej teje nëpërmjet xhaxhait të Profetit alejhis selam që të na dërgosh shi e të na shpëtosh nga thatësira".
    (Buhariu dhe Muslimi).


    Nëse kërkimi i shiut nëpërmjet Profetit alejhis selam, pas vdekjes së tij, do të ishte i lejuar, atëherë ata do të shkonin tek varri i tij për këtë gjë, mirëpo ata nuk vepruan kështu, gjë që tregon se kërkimi i diçkaje nga Allahu, nëpërmjet një të vdekuri është i ndaluar.

    Gjithashtu transmetohet prej Aishes se ka thënë:"Kur i zbriti të Dërguarit të Allahut alejhis selam (meleku i vdekjes për ti marrë shpirtin) filloi ta hidhte hamisën e tij (në mënyrë që të merrte frymë i Dërguari as) mbi fytyrë dhe kur vështirsohej e zbulonte.Ndërkohë që ishte në këtë gjendje tha:"Mallkimi i Allahut qoftë mbi jehudët dhe të krishterët, ata i kthyen varret e profetëve të tyre në faltore".

    Imam Ahmedi transmeton nga Ibën Mesudi se Profeti alejhis selam ka thënë:
    "Prej njerëzve më të këqinj janë ata që janë gjallë kur i arrin Kijameti dhe ata që i marrin varret për xhami"
    **VËREJTJE: Këtu hyjnë tyrbet, tejqet dhe çdo objekt që njeriu e merr si ndërmjetësues për ta afruar tek Allahu xheleshanehu, për të cilin afrim ai nuk posedon ndonjë argument nga Kurani apo nga suneti (sh.stafit)).

    E lusim Allahun të na mbrojë ne dhe familjet tona nga këto lloje të devijuara të besimit të cilat fatkeqësisht janë prezente në një pjesë të popullit tonë.
    Amin

    burimi kitab et teuhid nga Salih el Feuzan dhe Teuhidi nga Muhamed et Temimi

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:16 pm