Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    lajmet e fundit ne basketboll

    Share
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 9:37 pm

    Kampioni i Perëndimit, Los Angeles Lakers, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë finale të NBA, duke mposhtur në kohën shtesë kampionin e Lindjes, Orlando Magic, me rezultat 101-96, për të dyfishuar avantazhin në serinë e ndeshjeve.
    Kobe Bryant si zakonisht udhëhoqi te Los Angeles me 29 pikë, por Lakers nuk ishin aspak dominues siç ishin në ndeshjen e parë të serisë. Pau Gasol kontribuoi me 24 pikë dhe 10 kërcime, derisa Lamar Odom përfundoi ndeshjen me 19 pikë. Magic u udhëhoqën nga Rashard Lewis, i cili shënoi pikët më të larta në ndeshje, 34. Hedo Turkoglu kontribuoi me 22 pikë. Ndeshja e tretë finale zhvillohet të martën dhe do të zhvendoset në Orlando
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 9:39 pm

    Kampioni i Perëndimit, Los Angeles Lakers, ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme për të shkatërruar me rezultat 100-75 kampionin e Lindjes, Orlando Magic, në ndeshjen e parë finale të NBA-së të zhvilluar në Los Angeles.
    Kobe Bryant shënoi 40 pikë dhe kontribuoi edhe me tetë asistime dhe tetë kërcime, për të udhëhequr te Lakers, që kërkojnë titullin e parë që nga viti 2002, kur kishin në radhët e veta edhe shtyllën Shaquille O'Neal. Pau Gasol shënoi 16 pikë për Lakers, ndërsa Lamar Odom, kontribuoi me 11 pikë dhe 14 kërcime. Ylli i Magic, Dwight Howard u ndalua në vetëm 12 pikë, ndërsa Hedo Turkoglu shënoi 13. Ndeshja e dytë finale mes të dy ekipeve do të zhvillohet të shtunën po në Los Angeles
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 9:40 pm

    Të turpëruar pas humbjes në finalen e vitit të kaluar në NBA nga Boston Celtics, lojtarët e Los Angeles Lakers kërkojnë shpagim këtë finale, ku ata do të takohen me Orlando Magic.
    Kampioni i Konferencës Perëndimore është kualifikuar për në finale për të 30-tën herë, pasi eliminoi Denver Nuggets, dhe të enjten do të presë në fushë të vet në ndeshjen e parë kampionin e Konferencës Lindore, Orlando Magic, që mposhti Cleveland Cavaliers në finalen e lindjes. “Shpagimi, ne e përdorim këtë fjalë gjithë kohën. Është një fjalë me të cilën jam familjarizuar. Është vështirë për një ekip që shkon në finale, të arrijë atje edhe vitin tjetër. Ne arritëm këtë disi dhe tash dëshirojmë të nxjerrim maksimumin”, ka thënë ylli i Lakers, Kobe Bryant.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 9:42 pm

    Kobe Bryant ka shënuar 35 pikë për të udhëhequr Los Angeles Lakers drejt finales së madhe të NBA-së, pasi mposhti në udhëtim ekipin e Denver Nuggets me rezultat 119-92, në ndeshjen e gjashtë finale të Konferencës Perëndimore.
    Bryant kontribuoi edhe me 10 asistime, derisa Pau Gasol dhe Lamar Odom shënuan nga 20 pikë secili për Lakers, që kualifikohen kështu për në finale me rezultat 4-2 nga ndeshjet finale të Perëndimit. Te

    Kobe Bryant ka shënuar 35 pikë për të udhëhequr Los Angeles Lakers drejt finales së madhe të NBA-së, pasi mposhti në udhëtim ekipin e Denver Nuggets me rezultat 119-92, në ndeshjen e gjashtë finale të Konferencës Perëndimore.
    Bryant kontribuoi edhe me 10 asistime, derisa Pau Gasol dhe Lamar Odom shënuan nga 20 pikë secili për Lakers, që kualifikohen kështu për në finale me rezultat 4-2 nga ndeshjet finale të Perëndimit. Te Denver, Carmelo Anthony pati pikët më të larta në ndeshje, edhe pse ishte i saktë në vetëm 6 nga 17 tentimet nga loja. J.R. Smith shënoi 24 pikë për Nuggets. Los Angeles, që vitin e kaluar u mposht nga Boston Celtics në finale, këtë vit do të presë fituesin e finales së Konferencës Lindore, ku Orlando Magic avancon 3-2 ndaj Cleveland Cavaliers.Denver, Carmelo Anthony pati pikët më të larta në ndeshje, edhe pse ishte i saktë në vetëm 6 nga 17 tentimet nga loja. J.R. Smith shënoi 24 pikë për Nuggets. Los Angeles, që vitin e kaluar u mposht nga Boston Celtics në finale, këtë vit do të presë fituesin e finales së Konferencës Lindore, ku Orlando Magic avancon 3-2 ndaj Cleveland Cavaliers.
    avatar
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 25

    Re: lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga bashkimi92 prej Wed Jun 10, 2009 11:45 pm

    krejt qqetto u dasht me i postu me 1 psoitmm se kto krejt ni lajjmm o

    :S:S
    men per tjera heR:D
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga hekurani prej Thu Jun 11, 2009 4:47 pm

    ok se pahiri i qita dyher
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga hekurani prej Thu Jun 11, 2009 5:31 pm

    NBA: Magic ngushtojnë disavantazhin



    Orlando Magic është rikthyer në garë duke mposhtur Los Angeles Lakers me rezultat 108-104 në ndeshjen e tretë finale të NBA-së, duke ngushtuar deficitin në 2-1.
    Dwight Howard dhe Rashard Lewis secili shënuan nga 21 pikë për të udhëhequr te Magic, të cilët shënuar 63% të gjuajtjeve nga fusha.Bryant luajti lojën më të dobët të serisë, duke shënuar 31 pikë, por vetëm 11 nga 27 tentimet e tij, si dhe duke humbur gjysmën e 10 tentimeve të tij nga gjuajtjet e lira. Pau Gasol kontribuoi me 23 pikë në këtë ndeshje.Ndeshja katërt e serisë do të zhvillohet të enjten përsëri në Orlando.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga hekurani prej Thu Jun 11, 2009 5:32 pm

    NBA: Bryant ua sjell fitoren e parë në finale Lakersave



    Kobe Bryant ka shënuar 40 pikë dhe treguar një paraqitje inspiruese në çerekun e katërt të ndeshjes, të cilën Los Angeles Lakers e fitoi me rezultat 105-103 ndaj Denver Nuggets, në kuadër të takimit të parë final të Konferencës Perëndimore.
    Bryant shënoi 18 pikë në çerekun e katërt, përfshirë edhe gjashtë gjuajte të lira në 30 sekondat e fundit. Pau Gasol shënoi 13 pikë dhe ndihmoi edhe me 14 kërcime.Carmelo Anthony shënoi 39 pikë për Nuggets, duke qenë i saktë në 14 nga 20 tentimet. Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të zhvillohet të enjten.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga hekurani prej Thu Jun 11, 2009 5:33 pm

    NBA: Lakers në finalen e Perëndimit



    LA Lakers ka shënuar fitore ndaj Houston Rockets në ndeshjen e shtatë gjysmëfinale të play-offit dhe është kështu kundërshtari i radhës i Denver Nuggets në finale të Konferencës Perëndimore.
    Lideri i Perëndimit, Los Angeles Lakers, përfundimisht arriti të eliminojë Houston Rockets, duke fituar për të katërtën herë nga shtatë takimet mes tyre, kësaj here me rezultat 89-70.Pau Gasol ishte lider i Lakers me 21 pikë dhe 18 kërcime, derisa Trevor Ariza kontribuoi me 15 pikë dhe Kobe Bryant me 14 pikë dhe shtatë kërcime në ndeshjen e zhvilluar në Staples Center në Los Angelesit.Aaron Brooks ishte sërish më i miri te Rockets me 13 pikë, i ndjekur nga Luis Scola me 11 pikë.Lakers do të takohet me Denver Nuggets në finalen e Perëndimit, me serinë e ndeshjeve që do të fillojë të martën në Los Angeles.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga hekurani prej Thu Jun 11, 2009 5:33 pm

    Sigal Prishtina riktheu epërsinë



    Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë shënuar fitore në takimin e katërt të serisë finale ndaj Bashkimit në TechnoMarket Superligë, duke shënuar fitore në palestrën e stërmbushur "Sezai Surroi" në Prizren, me rezultat 74:57.
    Kësisoj, prishtinasit duke iu falënderuar faktit që në serinë finale kanë hyrë me epërsi 1:0, tashmë kanë rikthyer epërsinë në serinë e fitoreve 3:2 dhe në rast se të shtunën në kryeqytet shënojnë fitore, atëherë do të stolisen me titullin e kampionit. Më të dalluarit te Sigal Prishtina ishin Selimi me 20 pikë, Azemi 14 dhe Jang e Xhons me nga 12 pikë, derisa në radhët e Bashkimit u dalluan Prashoviq me 17 pikë dhe Xhin me 13 pikë.

    Sponsored content

    Re: lajmet e fundit ne basketboll

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sat Nov 18, 2017 9:37 pm