Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    A e dini se kush është i pari?

    Share

    qipii92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 391
    Join date : 09/06/2009
    vjeqar/e : 24
    Lokacioni : G-ilan

    A e dini se kush është i pari?

    Mesazh nga qipii92 prej Thu Jun 11, 2009 3:45 pm

    A e dini se kush është i pari?

    - E para gjë që Allahu krijoi është lapsi.

    - Kodra e parë në Tokë është Ebu Kajs (kodra më e njohur në Mekë).

    - Xhamia e parë në rruzullin tokësor është Xhamia e Haremit (Qabja e Ndritshme).

    - I pari fëmijë i Ademit alejhi selam është Kabili.

    - I pari që ka qepur rroba është Idrisi alejhi selam.

    - I pari që është bërë synet është Ibrahimi alejhi selam.

    - I pari që ka shaluar kalin dhe ka folur gjuhën arabe është Ismaijli alejhi selam.

    - I pari që ka shpikur fletoren është Jusufi alejhi selam.

    - I pari që ka punuar mbrojtëset e hekurit është Davudi alejhi selem.

    - I pari që ka dhënë besën në Bejatu Ridvan është Ebu Sinan el-Esedij.

    - I pari që ka thirrur ezanin është Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të.

    - I pari që ka ndërtuar xhami në Islam është Amari, Allahu qoftë i kënaqur me të.

    - I pari që ka nxjerrë shpatën e tij në Islam për të luftuar është Zubejri, Allahu qoftë i kënaqur me të.

    - I pari që ka përgatitur kalin e tij për xhihad ka qenë Abdullah bin Xhahshi dhe ai është i pari që ka thirrur “o emir i besimtarëve”.

    - Shehidi i parë në Islam është Sumeja, Allahu qoftë i kënaqur me të.

    - I pari që ka bërë dhihar1 në Islam është Euvs bin Sami.

    - Hul`i2 i parë në Islam është hul`i i Habibe bint Sehl bin Thabit bni Kajsit.

    - Liani3 i parë që ka qenë në Islam është liani i Hilal bin Umejes me gruan e tij.

    - I pari që është gurëzuar në Islam është Maizi.

    - I pari që ka lënë testament 1/3 e pasurisë së tij është el-Bera Ibn Mar’uri.

    - I pari që është varrosur në varrezat e Bekijave është Uthmab bin Medhuni.

    -I pari që ka tubuar Kuranin është Ebu Bekri.

    - I pari që ka themeluar shkencën e nahvit4 është Ebu el Esvedi.

    Përzgjedhje nga libri Elmud’hish, Ibn Xhevzij
    Përzgjodhi dhe përshtati: Rashit Zylfiu

    1 “Edh dhihar” është një thënie e ndaluar në Islam dhe rasti i kësaj është kur burri i thotë gruas së tij: “Ti je për mua si kurrizi i nënës sime”. Për më gjerësisht shih librin në shqip: “Minhaxh el Muslim”, Xhezairi, f. 482.

    2 “El Hul`i” është shkurorëzim i kërkuar nga gruaja, kur ajo nuk do vazhdimin e jetës bashkëshortore me burrin dhe si kompensim ajo ia kthen mehrin e marrë burrit.

    3 “El lian” është rasti kur burri pa dëshmitar e akuzon gruan e tij se ka bërë amoralitet me një burrë të huaj dhe ajo nuk e pranon këtë.
    Çështja ngrihet te gjykatësi dhe secili, burri dhe gruaja, betohen në Allah për atë që e thonë nga katër herë. Burri pas kësaj thotë: “Mallkimi i Zotit qoftë mbi mua, nëse jam gënjeshtar”, ndërsa gruaja pas betimeve thotë: “Hidhërimi i Allahut qoftë mbi mua nëse jam gënjeshtare” .

    4 “En Nahvu” eshte gramatika e gjuhës arabe.

      Ora është Thu Dec 08, 2016 7:55 am