Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Futboll 12.Qershor.09 e premte

    Share
    avatar
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 25

    Futboll 12.Qershor.09 e premte

    Mesazh nga bashkimi92 prej Fri Jun 12, 2009 2:30 pm

    Capello: Rooney mund të bëhet edhe më i mirë
    Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, është i bindur se ylli i Manchester United, Wayne Rooney, mund të bëhet një lojtar edhe më i mirë.

    “Wayne është i ri dhe mund të përmirësohet. E pranoj se është më vështirë të arrihet 90% se sa 70%, por ai mund të përmirësohet edhe për tre deri në katër për qind dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Capello.

    “Jam shumë i kënaqur me Wayne. Këtë sezon ai ia ka dalë mirë. Ai është në një moment fantastik aktualisht dhe shpresoj të jetë i njëjtë edhe vitin e ardhshëm”, ka shtuar italiani.
    avatar
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 25

    Re: Futboll 12.Qershor.09 e premte

    Mesazh nga bashkimi92 prej Fri Jun 12, 2009 2:31 pm

    Maldini refuzon ofertën e Chelseat
    Ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, ka refuzuar rastin për t’iu bashkuar Carlo Ancelottit në Chelsea.

    Sipas The Times, menaxheri i Chelseat ka hedhur idenë që ish-lojtari i Milanit të marrë një pozitë të re, atë të menaxherit gjeneral të klubit, por Maldini, 40-vjeçar, dëshiron të bëjë pauzë nga futbolli, pasi muajin e kaluar i dha fund karrierës së tij 24-vjeçare në futboll.

    Ancelotti thuhet se ndjehet i vetmuar në Londër, pasi ish-zëvendësi i tij Filippo Galli, vendosi të mbetet në San Siro.

    Megjithatë italiani është i kënaqur me strukturën e trajnerëve të Chelseat dhe nuk ka plan ta ndryshojë atë.
    avatar
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 25

    Re: Futboll 12.Qershor.09 e premte

    Mesazh nga bashkimi92 prej Fri Jun 12, 2009 2:31 pm

    Laporta: Ne krijojmë, të tjerët blejnë
    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se klubi katalanas krijon lojtarë më të mirë në botë, derisa rivali i tyre, Real Madrid, blen lojtarët më të mirë.

    Klubi mbretëror tashmë ka kompletuar transferimin e Kaka, ndërsa është në prag të transferimit edhe të Cristiano Ronaldos, që do të bëhet transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

    Pas 160 milionë eurove të harxhuara për disa ditë nga Reali në dyshen e Lojtarëve më të Mirë, Laporta ka reaguar duke pyetur se nga vijnë paratë për transferimet e tilla.

    “Ne jemi një klub që krijojmë lojtarë të cilët bëhen Futbollistë më të Mirë të Vitit sipas FIFAs, derisa të tjerët i blejnë lojtarët e tillë. Barcelona ka një model tjetër të zhvillimit. Ne kemi stabilizuar një model të punës së vazhdueshme, derisa të tjerët kanë një model të harxhimit të kohëpaskohshëm për të qenë garues”, ka thënë Laporta.

    “Për momentin Madrid po angazhon vetëm futbollistë të njohur dhe do ta ketë vështirë t’i kombinojë të gjithë në fushë. Nuk dua të jem mos-respektues, por të gjithë pyeten? Prej nga erdhën të gjithë këto para për mega-transferime?”, ka shtuar mes tjerash presidenti i Barçës.
    avatar
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 25

    Re: Futboll 12.Qershor.09 e premte

    Mesazh nga bashkimi92 prej Fri Jun 12, 2009 2:31 pm

    Tottenham interesohet për Huntelaar
    Sipas spekulimeve të fundit mediatike, ekipi i Tottenhamit së shpejti do të kontaktojë me Real Madridin për të angazhuar sulmuesin holandez Klaas Jan Huntelaar.

    L’Equipe shkruan se presidenti i klubit anglez të hënën do të niset për në Madrid për të takuar drejtuesit e klubit spanjoll, me arsyen për të angazhuar sulmuesin holandez.

    Huntelaar nuk arriti të dëshmojë veten në Real Madrid, pas transferimit nga Ajaxi në afatin kalimtar të janarit, ndërsa duket se do të jetë i rendit të dytë edhe në sezonin e ardhshëm, nëse vendos të mbetet në klubin spanjoll.

    Mediat spanjolle paralajmërojnë arritjen e edhe një sulmuesi në Real Madrid, David Villa, dhe pritet që holandezi të kërkojë një stacion të ri.

    Tottenham provoi të angazhojë Huntelaar edhe në verën e kaluar, kur ai luante për Ajaxin, por klubi holandez refuzoi ofertën aso kohe.
    avatar
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 25

    Re: Futboll 12.Qershor.09 e premte

    Mesazh nga bashkimi92 prej Fri Jun 12, 2009 2:32 pm

    Kaka i dëshiron mirëseardhje Ronaldos
    Mesfushori brazilian Leite Kaka është i kënaqur që sezonin e ardhshëm do të luajë në Santiago Bernabeu krahas Cristiano Ronaldos.

    Kaka, i cili është në detyrë me kombëtaren e Brazilit, me të cilën do të jetë në Kupën e Konfederatave që nga e diela, thotë se është i kënaqur që Reali ka angazhuar Ronaldon.

    “I dëshiroj mirëseardhje Ronaldos. Nuk dua të flas shumë për këtë temë, pasi jam këtu me kombëtaren e Brazilit dhe jam i fokusuar në triumf në Kupën e Konfederatave. Por nuk ka dyshime se Ronaldo është një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ai do t’i ndihmojë Real Madridit të luftojë për të gjithë titujt”, ka thënë kaka.

    Kaka ditë më parë u bë përforcimi i ri i Real Madridit për një shumë që thuhet të jetë afro 67.2 milionë euro. Reali është në prag të angazhimit edhe të Ronaldos, pasi United ka pranuar ofertën rekorde të vlefshme 94 milionë euro.

    Sponsored content

    Re: Futboll 12.Qershor.09 e premte

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sat Nov 18, 2017 9:33 pm