Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Për shfaqje të “dekoltesë së prapanicës” 90 ditë burg

    Share

    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 24

    Për shfaqje të “dekoltesë së prapanicës” 90 ditë burg

    Mesazh nga bashkimi92 prej Fri Jun 12, 2009 6:53 pm

    Autoritetet amerikanë kanë nisur një aksion kundër grave të cilët shfaqin tepër “mish” duke bartur tanga seksi nën rroba në publik. Dënimi është deri në 3.500 euro.

    Gratë të cilat kapen duke iu parë “dekolteja e prapanicës” do të duhet të paguajnë dënimin prej rreth 870 eurosh dhe do të kalojnë 90 ditë në burg. Nëse fëmija më i vogël se 14 vjeç sheh atë që nuk do të duhej, dënimi do të jetë deri në 3.500 euro.

    Ky ligj vlen në qytetin Yakima të Uashingtonit. Gratë, tangat e të cilave janë të dukshme në vend publik, bëhen kriminele.

    Kryetari i bashkisë Dave Elder e ka rekomanduar ligjin për shkak të kameriereve të veshura me pak rroba në trup të cilat shërbejnë mysafirët në bikini apo me rroba nën të cilat shihen tangat. Ligji është votuar me pesë vota pro dhe dy kundër. Edhe pse ai fillimisht është i dedikuar për bare, ligji do të zbatohet edhe në gratë tjera.

    Gratë vlerësojnë se kryetari i bashkisë, i cili është edhe prift, do të duhej të merrej me punë më të mençura, e jo me brekët e tyre.

    “Kjo është qesharake! Më së miri do të ishte të na e përcaktojnë edhe çfarë stili të flokëve do të bartim”, ka thënë një grua e inatosur.


    _________________
    .::www.bsh-design.net::.

      Ora është Thu Dec 08, 2016 7:53 am