Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Hajni 2.25 metra i gjatë i frikësohet burgut

    Share

    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 24

    Hajni 2.25 metra i gjatë i frikësohet burgut

    Mesazh nga bashkimi92 prej Fri Jun 12, 2009 6:59 pm

    Krimineli 2.25 metra i gjatë e ka lutur gjykatësin që mos ta dërgojnë në burg sepse është tepër i gjatë, prandaj ka frikë se mos e keqtrajtojnë të burgosurit sepse dallohet...

    Britaniku 21-vjeçar Christopher Lister nga qyteti Leeds është 2.25 metra i gjatë dhe ka statusin e invalidit. U nënshtrohet dhimbjeve të tmerrshme në shpinë nëse nuk fle në krevatin e punuar sipas përmasave të tij. Megjithatë, gjykatësi nuk u është dorëzuar lutjeve të tij dhe e ka dërguar 11 muaj në burg për shkak të vjedhjes së automjeteve.

    Christopher ka frikë se të burgosurit do ta keqtrajtojnë për shkak të gjatësisë së tij.

    “Do të ketë probleme të mëdha nëse e dërgoni në burg. Në një rreth të tillë, ata që dallohen, bëhen viktima të shakave dhe frikësimeve”, ka thënë avokati i tij Richard Wright.

    Gjykatësi ka dëgjuar se si Christopher ka vjedhur një kombi Citroën me të cilin më vonë së bashku me miqtë e tij e ka përdorë për një plaçkitje gjatë vitit të kaluar. Kishin vjedhur një televizor, por kombi u ishte ndalur prandaj kishin ikur në këmbë. I kishin arrestuar dhe Christopher ishte liruar me pagesë. Por, në muajin prill të këtij viti, e kanë arrestuar sërish në tentim të vjedhjes së dy automjeteve. Një ndjekje policore ka përfunduar me aksident me një automjet policor, derisa ka edhe një varg kundërvajtjesh për vozitje me shpejtësi të madhe dhe mosrespektim të rregullave të trafikut.

    “Obsesioni juaj i sëmurë me automjete u ka sjellë në këtë pozitë”, i ka thënë gjykatësi Paul Miller gjatë shqiptimit të dënimit.


    _________________
    .::www.bsh-design.net::.

      Ora është Thu Dec 08, 2016 7:52 am