Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Gruaja ngjallet në morg

    Share

    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 24

    Gruaja ngjallet në morg

    Mesazh nga bashkimi92 prej Mon Jun 15, 2009 3:15 pm

    Një polake 84-vjeçare gabimisht është shpallur e vdekur, derisa gabimi është vërejtur kur qesja në të cilën gjendej trupi i saj në morg ka filluar të lëviz, ka njoftuar policia e vendit.

    Gruaja nga fshati Jablanovo në Poloninë qendrore është alivanosur dhe burri i saj ka thirrur ndihmën e parë.

    Mjeku i ndihmës së parë me të arritur e ka shpallur gruan e vdekur, ka thënë zëdhënësi i policisë lokale Januari Majevski.

    "Kompania për organizimin e funeraleve e ka dërguar trupin e saj në morg. Disa orë më pas një prej punëtorëve të morgut e ka vërejtur se qesja po lëvizte çuditshëm. Ai e ka thirrur mjekun i cili ka konstatuar se gruas i janë kthyer funksionet vitale", ka thënë Majevski.

    Gruaja është transferuar në spitalin e qytetit të afërm Zvolen dhe është vendosur në njësitin e përkujdesjes intensive.

    Policia në ndërkohë ka hapur hulumtimin në lidhje me rastin.


    _________________
    .::www.bsh-design.net::.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:17 pm