Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Hajnat vjedhin furgonin, me pronarin në të

    Share

    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 24

    Hajnat vjedhin furgonin, me pronarin në të

    Mesazh nga bashkimi92 prej Wed Jun 24, 2009 1:46 am


    Hajnat e përgjumur përfunduan duarthatë pasi që kishin vjedhur
    një furgon në Suedi, derisa pronari po flinte në dhomën e rimorkueshme.
    Pushuesi
    i tmerruar Bjorn Feldbaek u zgjua nga gjumi për ta kuptuar se po
    transferohej së bashku me makinën e tij me rimorkio, pasi që hajnat
    kishin hyrë në furgonin e tij në qytetin suedez Skovde.

    Por i la duarthatë kur u ndaluan dhe hyn në dhomën e rimorkueshme duke
    bërtitur aq me zë sa që hajnat braktisën edhe automjetin e tyre dhe ia
    mbathën në këmbë.

    "U zgjova dhe pashë se rimorkio po rropaste rrugës. Nuk e kisha idenë
    se çfarë po ndodhte dhe isha i frikësuar deri në palcë”, ka thënë
    Feldbaek.

    "Më pas u ndal dhe dëgjova dikë se po hapte derën dhe kur i pashë
    hajnat fillova të bërtasë sa më jepi Zoti fuqi. Ata dukeshin po aq të
    frikësuar sa edhe unë vet dhe filluan të ikin me vrap. Më gjasë nuk
    ishte diçka që po e prisnin", ka shtuar ai.

    Policia tani ka nisur një hulumtim për hajnat.


    _________________
    .::www.bsh-design.net::.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:16 pm