Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Njeriu më i shkurtër në botë ka vetëm 60 centimetra

    Share

    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 24

    Njeriu më i shkurtër në botë ka vetëm 60 centimetra

    Mesazh nga bashkimi92 prej Thu Jun 25, 2009 1:44 am

    Nepalezi vetëm 60 centimetra i lartë Khagendra Thapa Magar pret
    njohjen nga Libri i Rekordeve Guinness që të merr titullin e njeriut më
    të shkurtër në botë nga rekorderi kinez He Ping Ping i cili ka 73 metra
    lartësi.
    “Buda i Vogël”, siç e quajnë në fshatin e tij të
    lindjes, Khagendra në muajin tetor do të mbush 18 vjet dhe atëherë do
    të mund të merr vendin e tij të merituar në mesin e rekorderëve. Me
    peshë prej vetëm kilogramë e gjysmë, në vendin e tij është njeri shumë
    me famë e madje edhe politikanët i janë bashkangjitur familjes së tij
    në përpjekjet për të regjistruar në Librin e Rekordeve Guinness.

    “Kur ka lindur ka pasur vetëm 600 gramë. Dukej sikur një zog të kishte
    dalë nga veza. Pranoj se në fillim e kam pasur shumë të vështirë dhe
    nuk kam dalë nga shtëpia, por sot jam krenare dhe mezi pres të
    regjistrohet në Librin e Rekordeve Guinness”, ka thënë e ëma e tij
    33-vjeçare Dhana Maya Thapa.

    Edhe pse shkaku i rritjes së tij të vogël nuk është vërtetuar
    zyrtarisht asnjëherë, doktorët nepalezë vlerësojnë se bëhet fjalë për
    një çrregullim të punës së hipofizës. Përndryshe ka kondicion të mirë
    fizik dhe nuk ka asnjë problem shëndetësor.

    Khagendra që një vit nuk është rritur asnjë milimetër dhe prindërit e
    tij vlerësojnë se më as nuk do të rritet. Duke marrë parasysh se ka
    pasur problem me mësim dhe përcjelljen e rregullt të orëve të mësimit,
    e kanë regjistruar një shkollë private ku mund të mësojë të shkrim e
    lexim. Pesë herë në javë ai ndjek ligjëratat me program të veçantë,
    derisa gjatë fundjavës u ndihmon prindërve në kopsht. Adhuron shikimin
    e filmave karate dhe shpreson se do të bëhet valltar i famshëm.


    _________________
    .::www.bsh-design.net::.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:15 pm