Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Së shpejti iPhone OS 3.1

    Share

    qipii92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 391
    Join date : 09/06/2009
    vjeqar/e : 24
    Lokacioni : G-ilan

    Së shpejti iPhone OS 3.1

    Mesazh nga qipii92 prej Sat Jul 04, 2009 3:00 am


    Kompania Apple pak kohë pas paraqitjes të përditësimit të madh të sistemit operativ iPhone OS është duke përgatitur një version të ri me mundësi shtesë.

    Zhvilluesit e regjistruar të Apple tanimë kanë qasje në versionet eksperimentale të iPhone OS 3.1. Softueri i ri sjell mundësi të gjera të editimit të video materialeve në modelin 3G S si dhe opsione shtesë gjatë përdorimit të copy e paste.

    Vet sistemi operativ supozohet të lexojë dhe punojë më shpejt, mirëpo nuk dihet nëse këto ndryshime kanë të bëjnë vetëm me modelin më të shpejt 3G S.

    Siç kemi shkruar edhe ditë më parë, përdoruesit e të riut iPhone 3G S janë duke u përballë me telashe të shumta me të, tek i cili në disa raste shkaktohet nxehje e tepruar gjatë punës. Madje, tek versioni i bardhë ka sjellë deri tek ndryshimi i ngjyrës mu për këtë fakt.

    Data zyrtare e lëshimit për distribucion i iPhone OS 3.1 ende nuk është bërë i ditur.


    _________________

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:16 pm