Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Ndeshet me plakun hundëlesh

    Share

    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 24

    Ndeshet me plakun hundëlesh

    Mesazh nga bashkimi92 prej Sat Jul 04, 2009 6:08 pm

    Kur 23-vjeçari Gregory McCallum ka hyrë me dhunë në shtëpinë e
    fqinjit, 72-vjeçarit Frank Corti, me qëllim që me thikë ta zgjidh
    zënkën afatgjate të cilën ata dy e kishin në mes veti, nuk e kanë
    befasuar pak dy kroshe të cilat ia ka dhënë fytyrës plaku.
    Corti,
    në fakt, ish kampioni junior i boksit, duket se nuk ende nuk i ka
    harruat lëvizjet e vjetra prandaj i riu McCallum pas ndeshjes me
    pensionistin e fuqishëm është dukur “sikur ta kishte shkel kerri”.

    Plaku ishte në shtëpi me gruan e tij kur e ka sulmuar McCallum. Corti i
    ka shpëtuar lëvizjes me thikë dhe me ka reaguar shpejt me dy kroshe të
    cilat sulmuesit të ri i kanë shkaktuar lëndime të rënda në buzë e sy.
    Skena e ngjarjes është dukur si “vend i vrasjes” është thënë në gjykim.

    I tërë incidenti ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, e arsyeja, siç
    ndodh shpesh, ka qenë zënka për një kohë të gjatë rreth zhurmës.
    McCallum ka pasur qejf të bëj ndeja me miqtë e tij, derisa fqinjëve të
    tij nga qyteza Botely afër Oxfordit kjo gjë nuk u ka pëlqyer.

    Me një rast, respektivisht më 18 gusht 2008, Corti kishte lajmëruar
    policinë të cilët e kishin ndalur ndejën. McCallum e kishte sulmuar të
    nesërmen në mëngjes.

    McCallum ka qenë “i dehur xurxull”, është arsyetuar avokati i tij, dhe
    sipas tij ai kishte marrë thikën në kërkim të parave dhe stolive.

    Edhe pse i riu është arsyetuar duke thënë se nuk i kujtohet tërë
    incidenti, ai është gjykuar me katër vjet e gjysmë burg, derisa
    gjykatësi e ka porositur se “çfarë e ka lyp, e ka gjet".


    _________________
    .::www.bsh-design.net::.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:19 pm