Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vogëlushi i sëmurë nga zemra, jeton falë viagrës

    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Vogëlushi i sëmurë nga zemra, jeton falë viagrës Empty Vogëlushi i sëmurë nga zemra, jeton falë viagrës

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jul 04, 2009 6:16 pm

    Vogëlushi i sëmurë nga zemra, jeton falë viagrës F.0702142409852_mVogëlushi, Alfie Oliver, që është vetëm një vjeç, ka lindur në
    korrikun e vitit që shkoi me një keqformim në zemër. Për këtë, ai ka
    nevojë të vazhdueshme për trajtime mjekësore, për të mbijetuar: ia
    detyron veçanërisht jetën e tij, një ilaçi shumë të veçantë. Derisa
    zemra e tij nuk vuan dhe qarkullimi nuk ka probleme, Alfie duhet të
    marrë gjashtë doza viagrash në ditë.
    Ngjarja e publikuar nga tabloidët britanikë, duket si e pamundur, por është krejt e vërtetë.

    Fëmija iu nënshtrua operacionit të parë kur ishte vetëm 16-ditësh: më
    pas, kur mbushi 4 muaj, mjekët thanë se do të mbijetonte maksimumi dhe
    disa javë. Falë dozave të përditshme të ilaçeve kundër impotencës,
    Alfie është ende gjallë dhe gëzon shëndet të mirë, transmeton Shekulli.

    Prindërit Tracey dhe Rob, e dinë që kjo nuk mund të zgjasë shumë: pas 2
    javësh do festojë datëlindjen e tij të parë, madje ka mësuar dhe të
    ecë.

    "Mund të ketë nevojë për një transplantim zemre dhe mushkërish", kanë thënë mjekët.

    "U shokuam kur mjekët na thanë që duhet të merrte viagra çdo ditë", ka
    thënë nëna, Tracey, nuk mendonim se pikërisht ajo do të ishte shpëtimi
    i tij. Kur ua tregonim njerëzve, ata qeshnin. Por është e vërtetë:
    viagra ka shpëtuar luftëtarin tim të vogël".

      Ora është Fri Apr 19, 2024 6:23 am