Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Lajmëron qenin e vet në polici sepse ia ha paratë

    Share

    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 24

    Lajmëron qenin e vet në polici sepse ia ha paratë

    Mesazh nga bashkimi92 prej Wed Jul 08, 2009 12:25 pm

    Keniasi 25-vjeçar Robert Njeru nga qyteti Nakuruje ka bindur
    policinë të arrestojnë qenin e tij pasi që ia kishte ngrënë paratë e
    qerasë.
    Ai e ka dërguar qenin në stacionin lokal të policisë sepse i kishte ngrënë paratë me vlerë rreth 25 euro.

    I kishte lënë paratë në krevat dhe kishte shkuar në punë. Me të kthyer
    në mbrëmje, në dysheme ka parë disa kartëmonedha të shqyera.

    Pronari ka tërhequr qenin zvarrë deri në polici dhe u ka dhënë rreth
    pesëdhjetë cent për ta mbyllur. Por, shefi i policisë, me të dëgjuar
    për arrestimin, ka larguar nga puna policin i cili ka pranuar ryshfet
    dhe ia ka kthyer qenin pronarit.

    Njeru ende nuk ia ka falur qenit. E ka vendosur në shitje për pak para, vetëm sa ta heq qafe.


    _________________
    .::www.bsh-design.net::.

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:19 pm