Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Lakuriqësia në punë ngrit “moralin”

    Share

    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 24

    Lakuriqësia në punë ngrit “moralin”

    Mesazh nga bashkimi92 prej Wed Jul 08, 2009 12:28 pm

    Të punësuarit në një agjenci për marketing dhe dizajn në
    Newcastle, në Britani të Madhe, kanë vendosur që një ditë në javë të
    punojnë krejt lakuriq për të ngritur moralin dhe përmirësimin e
    gjendjes shpirtërore.
    Pas largimit të gjashtë njerëzve nga
    puna, psikologu për punë David Taylor u ka thënë se nëse instalohet
    dita e premte si ditë pune pa rroba do të kontribuonte në ngritjen e
    shpirtit ekipor.

    "Me heqjen e rrobave të punësuarit do të heqin edhe frenimet e tyre
    fiziologjike dhe do të mund të flasin më hapur dhe më me sinqeritet.
    Kjo ndoshta tingëllon bizare, por është efikase", ka thënë Taylor, duke
    shtuar se kjo është mënyra më e mirë për shprehjen e besimit në vete
    dhe të tjerët.

    Psikologut i është dashur një javë kohë për fituar ndaj turpit dhe
    këmbënguljes të punësuarve dhe t’i inkurajoj që të heqin rrobat e veta
    nga trupi.

    Vetëm dy nga të punësuarit kanë vendosur të mos heqin të brendshmet e
    poshtme, derisa udhëheqësja e agjencisë ka qenë gruaja e vetme e cila
    është zhveshur komplet.

    "Në fillim kam qenë shumë e nervozuar, por më pas jam ndier shumë mirë.
    Kjo me të vërtetë na ka ndihmuar të flasim më hapur dhe sinqerisht sesa
    kurdoherë më parë. Firma me të vërtetë ka përparuar”, ka thënë ajo për
    mediat lokale.


    _________________
    .::www.bsh-design.net::.

      Ora është Thu Dec 08, 2016 7:52 am