Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Microsoft dhe Yahoo në prag të marrëveshjes?

    Share

    qipii92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 391
    Join date : 09/06/2009
    vjeqar/e : 24
    Lokacioni : G-ilan

    Microsoft dhe Yahoo në prag të marrëveshjes?

    Mesazh nga qipii92 prej Sat Jul 18, 2009 3:26 pm


    Disa top menaxherë të Microsoft-it raportohet se kanë udhëtuar në Silicon Valley (jug të San Franciskos) në negociata për të bashkëpunuar me Yahoo, bën të ditur All Things Digital.

    Jozyrtarisht, të dyja kompanitë në rast të negociatave të suksesshme paralajmërojnë fillimin e bashkëpunimit që në javën e ardhshme.

    Zyrtarisht as Yahoo e as Microsoft nuk kanë dhënë kurrfarë komentesh, por thuhet se ky është takimi përfundimtar, nëse negociatat nuk kanë sukses, kompanitë nuk do të mundohen më tej të hynë në projekte të përbashkëta.

    Vetë mënyra e bashkëpunimit nuk është e njohur, por është e mundshme blerja nga Microsoft e reklamave të Yahoo si dhe dhënia më pas e provizionit shtesë ose lëshimi i preokupimit me reklama tërësisht Yahoo-së, po ashtu me anë të provizionit.

    Një gjë dihet, qëllimi i të dyja kompanive është i njëjtë – përpjekja për ta dobësuar ose rrëzuar nga kreun Google-n.


    _________________

      Ora është Fri Dec 09, 2016 9:18 pm