Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Microsoft Office 2010 pa pagesë dhe online

    qipii92
    qipii92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 391
    Join date : 09/06/2009
    vjeqar/e : 32
    Lokacioni : G-ilan

    Microsoft Office 2010 pa pagesë dhe online Empty Microsoft Office 2010 pa pagesë dhe online

    Mesazh nga qipii92 Sat Jul 18, 2009 3:41 pm

    Microsoft Office 2010 pa pagesë dhe online Rcj7k5
    Microsoft e Google gjatë disa muajve të fundit po shkëmbejnë goditje në mes vete. Pas paralajmërimit të kompanisë Google për paraqitjen e sistemit të vet operativ, Microsoft ka njoftuar se së shpejti do të nis Office 2010 i cili do të jetë pa pagesë dhe do të konkurrojë ndaj Google Docs. Nafaka jonë!

    Bëhet fjalë për paketën Office e cila, sikur edhe Google Docs, do të mund të jetë e qasshme nëpërmes shfletuesit të internetit, derisa do të përmbajë versionet më të thjeshtësuara të Word, Excel, PowerPoint e OneNote. Lansimi është planifikuar për fillimin e vitit të ardhshëm.

    Në Microsoft theksojnë se sipas dëshirave të shprehura të përdoruesve edhe ata duan që të gjitha aplikacionet e popullarizuara t’i bartin edhe në internet. Mbi 400 milionë përdorues të sistemit Windows Live do të mund të përdorin Office 2010 krejtësisht pa pagesë. Shkurt e shqip, për përdorimin e Office 2010 do të ju nevojitet vetëm emri përdorues (username) dhe fjalëkalimi (password) me të cilët hapni e-mailin në Windows Live.

      Ora është Fri Apr 19, 2024 6:00 am