Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

    Futboll lajme

    Share
    avatar
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster

    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 25

    Futboll lajme

    Mesazh nga bashkimi92 prej Mon Jun 08, 2009 4:55 pm

    FutboLL
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Tue Jun 09, 2009 11:47 pm

    Fabregas lëndohet në fitoren e Spanjës



    Mesfushori spanjoll i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka pësuar një lëndim në kokë gjatë ndeshjes miqësore kundër Azerbajxhanit, pas të cilës duhej të zëvendësohej, ndeshje të cilën kampioni i Evropës e fitoi me rezultat 6-0.
    Spanja sot shënoi fitore bindëse ndaj Azerbajxhanit në Baku, por pësoi një goditje tjetër, kur para fundit të pjesës së parë Fabregas pësoi një lëndim në kokë, për të cilën arsye duhej ndërhyrja e ekipit mjekësor, ndërsa lojtari nuk mundi të vazhdojë ndeshjen. Tre gola për spanjollët i shënoi Dav
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Tue Jun 09, 2009 11:49 pm

    Kontrata e Alessandro Del Pieros skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa Juventusi nuk shpejton për t’ia zgjatur kontratën simbolit bardhezi.
    Është thuajse e paimagjinueshme që kapiteni i Zonjës së Vjetër të largohet nga skuadra e tij, ndërsa shtypi italian pohon se janë të nevojshme negociata të suksesshme që kapiteni të jetë i lumtur te Juventusi. “Corriere dello Sport” njofton se drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, ka shpjeguar se Bianconerët aktualisht kanë prioritet tjera dhe se do të bisedojnë me kapitenin e tyre kur të vijë koha. Sipas të gjitha gjasave, Del Piero do të pranojë uljen e pagës vjetore vetëm të qëndrojë me skuadrën e tij të zemrës. Ikona e Juves bart fanellën bardhezi që nga viti 1993 dhe është rekorder si në numrin e paraqitjeve ashtu edhe për golat e shënuar me këtë fanellë.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:29 pm

    Inter dhe Barça merren vesh për Ibrahimovic?



    Mediat spanjolle përcjellin lajmin se dy kampionët, ai i Italisë, Inter, dhe i Spanjës, Barcelona, kanë arritur marrëveshje për të shkëmbyer dy sulmuesit kryesor të tyre, Zlatan Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o.
    Sipas El Mundo Deportivo, gazetë kjo që është e afërt me drejtuesit e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic është në prag të kalimit në ekipin spanjoll.Presidenti i Interit, Massimo Moratti, dhe ai i Barcelonës, Joan Laporta, thuhet se kanë arritur marrëveshje dhe në shkëmbim të Ibrahimovic, nerazurët do të fitojnë 10 milionë euro si dhe shërbimet e sulmuesit Samuel Eto’o.Mbetet vetëm që edhe kamerunasi të thotë “Po”, dhe transferimi të vërtetohet nga të dyja palët.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:30 pm

    Pas deklaratave të agjentit të tij se Maicon mund të largohet pasi nuk ka një trajtim të duhur nga Interi, mbrojtësi i majtë brazilian e ka pohuar edhe vetë se mendon të largohet nga Giuseppe Meazza.
    “Unë nuk jam fenomen, po ashtu nuk jam një lojtar si çdo njëri tjetër. Interi më nënçmon tashmë tre vite. Ndoshta ata janë të preokupuar me atë se si ta kënaqin Ibrahimovic”, ka thënë Maicon në një intervistë për Gazzeta dello Sport.“Nuk jam xheloz në të. Ai është fenomen dhe unë nuk dua t’i referohem asaj se sa asistime i kam bërë në disa vitet e kaluara. Ky nuk është problem. Thjesht unë trajtohem si një i harruar nga klubi”, ka shtuar lojtari, i cili aktualisht është në detyrë me përfaqësuesen e Brazilit.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:31 pm

    Robinho: Kush nuk dëshiron të luajë për Barcelonën



    Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, ka dhënë një deklaratë tronditëse, pasi ka thënë se do të pranonte një kalim në radhët e Barcelonës.
    Braziliani u transferua në City pikërisht nga rivali i përhershëm i Barcelonës, Real Madrid, ndërsa thotë edhe se është i gëzuar që bashkëvendësi i tij Kaka do të transferohet në Santiago Bernabeu.“I dëshiroj çdo të mirë Kakas në radhët e Real Madridit dhe shpresoj se do të arrijë të bëhet përsëri lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Robinho.Disa media spanjolle e kanë lidhur Robinhon me një rikthim në La Liga, kësaj here te Barcelona, por sulmuesi thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë.“Për momentin ato janë vetëm spekulime, asgjë konkrete. Nuk kemi marrë kurrfarë oferte. Mund të them vetëm se Barcelona është një klub i shkëlqyeshëm dhe secili futbollist do të dëshironte të luajë atje”, ka shtuar braziliani
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:31 pm

    Pirlo i pasigurt për të ardhmen e tij



    Një tjetër simbol i Milanit, Andrea Pirlo, ka dhënë një përgjigje e cila nuk do t’i lë të qetë tifozët Rossonerë për mundësinë e kalimit të tij te Chelsea.
    Mesfushori italian gjendet aktualisht në Afrikën e Jugut ku stërvitet me përfaqësuesen e tij, para fillimit të Kupës së Konfederatave, ndërsa i pyetur nga “Sky Sport 24” për mundësinë e kalimit te Blutë e Londrës, Pirlo është përgjigjur: “A do të shkoj te Chelsea? Do ta shohim...”. Pas marrjes së timonit të Chelseat, trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar menjëherë nga drejtuesit e skuadrës nga Liga Premier që ta sjellin në Stamford Bridgë ish-lojtarin e tij. Megjithatë, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka reaguar menjëherë për të thënë se përveç Kaka, asnjë emër tjetër i madh nuk do të largohet nga San Siro këtë verë
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:32 pm

    Pato: Kaka nuk është më, por e kemi Ronaldinhon



    Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, dëshiron që Kaka të jetë i lumtur te Real Madridi, ndërkohë është shprehur që dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve krahas bashkëkombësit tjetër, Ronaldinho.
    “Dëshiroj që ai (Kaka) të jetë i lumtur në Madrid, ndërsa unë dëshiroj ta fitoj Ligën e Kampionëve, vërtet e dëshiroj këtë titull”. “(Me largimin e Kaka) Milani ka humbur shumë, mirëpo Milani nuk është vetëm Kaka. Kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh dhe e kemi Ronaldinhon, i cili mund t’i sjellë gjëra të mëdha Milanit”, është cituar Pato nga Goal.com
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:33 pm

    Berlusconi: Kaka ndikoi në humbjen e zgjedhjeve


    Pak ore pas zyrtarizimit te brazilianit Kaka me fanelen e Real Madrid, vijne edhe reagimet e para nga bota e sportit.
    Kryeministri italian, Silvio Berlusconi e ka cilesuar largimin e fantazistit jo vetem si nje humbje te Milanit por edhe te partise se tij ne zgjedhjet per Parlamentin Europian. “Largimi i Kaka ndikoi edhe ne humbjen e terrenit te PDL-se”, shprehet presidenti kuqezi ne nje interviste per “Corriere Della Sera”.
    Nga ana tjeter, presidenti i Barcelones, Joan Laporta e ka cilesuar kete transferim si nje “cmenduri” te Florentino Perez. “Te paguash 64.5 milione euro eshte cmenduri. Keto shifra nuk ecin paralel me merkaton”, shprehet Laporta, i cili ritheksoi deshiren e klubit te tij per te reklamuar fushaten e Unicef, edhe pse nuk sjell asnje perfitim ekonomik per klubin blougrana.
    Gazeta “AS” e ka hapur titullin e sotem me fjaline “Kaka: Shpresoj t’i japim fund hegjemonise se Barcelones”, ndersa “Marca” shkruan, “Kaka: Reali eshte nje sfide e madhe”. Transferimi eshte pasqyruar edhe ne mediat braziliane ku “Globo” shkruan, “Kaka: Shpresoj te bej historine e Realit”. Tituj kryesore per kete transferim jane publikuar edhe ne gazetat britanike, “The Sun” e “Daily Mail”.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:34 pm

    Mbetet e paqartë e ardhmja e Robben



    Arjen Robben nuk është në dijeni nëse do të jetë lojtar i Real Madridit në sezonin e ardhshëm edhe pas takimit të babait/agjentit të tij me drejtuesit e skuadrës.
    “Jam takuar me Valdanon dhe Pardezan për të diskutuar të ardhmen e djalit tim. Ata më kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë ofertë për Arjen-in”. “Arjen dëshiron të qëndrojë dhe shitja e tij do të ishte e gabuar, pasi që Madridi ka paguar 36 milionë për ta blerë nga Chelsea”, ka thënë babai i Robben, i cili është njëkohësisht edhe agjent i tij, duke shtuar se nuk ka marrë një përgjigje të qartë, nëse holandezi do të mbete apo do të largohet nga Bernabeu.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:35 pm

    Valdano: Do të duhet shumë punë për transferimin e Ribery



    Menaxheri i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se Mbretërit duhet të punojnë shumë për të siguruar shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.
    Los Blancos sapo kanë siguruar shërbimet e superyllit brazilian, Ricardo Kaka, ndërkohë në radhë janë Ribery, Ronaldo dhe David Villa. “Fjalët për Riberyn nuk janë vetëm spekulime. Negociatat janë një punë e vështirë dhe gjërat që duken shumë të thjeshta, në fakt janë të komplikuara”. “Jemi duke punuar në shumë gjëra përnjëherë, por dalëngadalë do të t’i arrijmë objektivat tona”. “Padyshim që do të vijnë lojtarë tjerë. Ne po punojmë ‘prapa skenave’ dhe po mundohemi ta ndërtojmë një skuadër të mirë”. “Mirëpo nuk do të japim parashikime ose diçka, por do të flasim vetëm atëherë kur të kemi nënshkruar me ndonjë lojtar”, është cituar Valdano nga "El Mundo Deportivo
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:36 pm

    Tevez gjithnjë e më pranë Cityt



    Duket se spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e Carlos Tevezit po u vjen fundi, pasi që mediat britanike njoftojnë se argjentinasi është pranë kalimit te Manchester City.
    Gazeta “The Guardian” shkruan se Tevez, i cili ka qenë i huazuar te Manchester United, është duke menduar seriozisht për një transferim të mundshëm te rivalët e qytetit. Të hënën mbrëma madje është thënë se Tevez tashmë ka arritur marrëveshje me ‘pasanikët’, mirëpo asgjë zyrtare nuk është konfirmuar ende. United dëshiron ta mbajë argjentinasin në Old Trafford, mirëpo hezitojnë ta paguajnë shumën e caktuar nga pronarët e tij, derisa kjo shifër (25.5 milionë funte) nuk është problem për pasanikët e Abu Dhabi Group
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:37 pm

    Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madridi tashmë ka arritur marrëveshje edhe për angazhimin e sulmuesit spanjoll David Villa.
    Sportivja spanjolle Marca thotë se David Villa është lojtari i ri i madh i cili i bashkohet Real Madridit.Reali ka arritur të mposhtë konkurrencën e klubeve nga Premier League si dhe Barcelonën, për të arritur te shërbimet e spanjollit, i cili zyrtarisht do të prezantohet si përforcim i ri i ‘mbretërve’ në ditët në vazhdim.Real Madridi thuhet se do t’i paguajë Valencias rreth 37 milionë euro, si dhe bonuse shtesë në varësi të sukseseve të klubit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:37 pm

    Nënshkrimi rekord i Real Madridit, Kaka, thotë se ai kurrë nuk ka dashur të largohet nga Milani.
    Me transferimin e tij që u konfirmua mbrëmë, Kaka, i cili gjendet në detyrë me kombëtaren e Brazilit, ka thënë për reporterët brazilian se kjo ka qenë në interes të të gjitha palëve.“Doja të qëndroja në Milan, por kriza globale ekonomike preku shumë klube, veçanërisht ata si Milani të cilat zhvillohen si biznese. Kam folur me drejtorët dhe jemi pajtuar se transferimi do të ishte në interes të secilit në këtë moment”, ka thënë Kaka.Kaka thotë se nuk dëshiron ta mbajë numrin 5 të fanellës, të cilën e kishte mbajtur Zinedine Zidane, pasi kjo do të jetë përgjegjësi e madhe.“Kjo do të ishte përgjegjësi e madhe. Zidane ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, si me Realin edhe me Francën, andaj nuk do të doja ta mbaj një numër të tillë. Do të presim një kohë më të gjatë për të zgjedhur numrin”, ka shtuar braziliani
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:38 pm

    Mediat angleze bëjnë të ditur se anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, dhe kjo do ta linte atë një kohë jashtë përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.
    Portugezi një kohë të gjatë vuan nga lëndimet, që u duk edhe në ndeshjen e vikendit kundër Shqipërisë, ndërsa nuk do të luajë në ndeshjen e radhës miqësore që kombëtarja portugeze e luan kundër Estonisë.Ronaldo thuhet se vazhdimisht është në kontakt me ekipin e mjekëve të Manchester United, me qëllim që të marrë vendimin nëse do t’i nënshtrohet operimit gjatë kësaj jave, para se të niset për në pushime (Miami).Nëse vendos të operohet, portugezi do të duhet të pushojë së paku një muaj, dhe nuk do të jetë pjesë e përgatitjeve para-sezonale, që fillojnë nga 6 korriku.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:39 pm

    West Ham përcjell Balotellin



    West Ham United është në mesin e klubeve të Premier League që monitoron situatën e sulmuesit të Interit, Mario Balotelli.
    18-vjeçari i lindur në Palermo nga imigrantë të ardhur nga Gana, vazhdimisht po ofendohet dhe së fundi është gjuajtur me banane nga një grup i vogël i tifozëve të Romës gjatë vikendit.Kjo dhe pamundësia për të siguruar vend të qëndrueshëm në formacionin e parë, mund të nxisë Balotellin të largohet nga kampioni i Italisë, qoftë në formë huazimi të përkohshëm ose marrëveshje të përhershme.Edhe vetë italiani gjatë muajit të kaluar shprehu interesimin për t’iu bashkuar West Hamit, ku do të mund të luante nën urdhrat e italianit tjetër Gianfranco Zola.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:39 pm

    Arsenalit

    Sulmuesi i Wolfsburg, Edin Dzeko, është duke e marrë seriozisht ofertën e Arsenalit, bën të ditur agjenti i lojtarit, Irfan Redzepagic.
    23-vjeçari kërkohet nga shumë klube përfshirë Arsenalin dhe Manchester Cityn, por duket se ky i fundit është jashtë kalkulimeve të tij dhe i pari ka shanse më reale.“Nuk është e mundshme për Dzeko, i cili është lojtari lider në Gjermani dhe ka shanse të luajë në Ligën e Kampinnëve, të shkojë te një klub i mesit të tabelës si Manchester City. Arsenali do të ishte më ndryshe. Oferta e londinezëve është për t’u marrë seriozisht
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:40 pm

    Zyrtare: Kaka lojtar i Real Madridit



    Superylli brazilian Ricardo Kaka ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Mbretërit e Real Madridit.
    Mediat spanjolle dhe italiane ditët e fundit vazhdimisht kanë shkruar se marrëveshja ishte arritur më herët, ndërsa deklaratat zyrtare nga dy klubet vijnë tani. “Ricardo Izecson dos Santos Leite, Kaka është lojtar i Real Madridit, pas arritjes së marrëveshjes me Milanin. Futbollisti brazilian i ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore. Kaka Ka nënshkruar kontratë me Real Madridin për gjashtë sezonet e ardhshme”, shkruan në deklaratën e klubit madrilen. “Nga sezoni i ardhshëm, Kaka do të luajë për Real Madridin. Milani e falënderon Kaka-n, si njeri dhe si një kampion të madh, për kontributin e tij vendimtar në shumë fitoret e arritura gjatë gjashtë viteve të fundit”, shkruan në deklaratën e Rossonerëve. Kaka i është bashkëngjitur Milanit në vitin 2003, ndërsa gjatë viteve të qëndrimit të tij në San Siro ka luajtur rol vendimtar duke fituar Scudetton në vitin 2004, dhe sidomos ishte lojtari më i mirë i Milanit në vitin 2007 kur Rossonerët fituan titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa vetë Kaka fitoi “Topin e Artë” dhe u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:41 pm

    angleze

    Trajneri italian i Chelsea, Carlo Ancelotti nuk i ka punet mire me anglishten, cka ka bere qe te filloje nje kurs intensiv ne menyre qe gjate muajit korrik te jete ne gjendje te shkembeje disa fjale me lojtaret.
    Korriku eshte muaji kur Chelsea do nise pergatitjet per sezonin e ri dhe Ancelotti kerkon te jete i pergatitur per te udhezuar ne gjuhen angleze lojtaret e tij. Sipas revistes “People”, Ancelotti ka filluar te hedhe hapat e pare por do te duhen shume jave qe ai te komunikoje normalisht me skuadren.
    Ish tekniku kuqezi po i ndjek studimet ne kolegjin holandez "Sant'August" ku paguan 2690 euro ne jave. “Tek ne vijne shume personalitete per te ndjekur kursin intensiv per gjuhen e folur”, shprehet nje zedhenes i institutit
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:41 pm

    Guardiola interesohet për Mascheranon



    Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke kërkuar mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano.
    Guardiola tashmë ka folur me Mascheranon rreth një largim nga Liverpooli, shkruajnë mediat në Argjentinë.Kampioni evropian e ka identifikuar Mascheranon si një prej disa lojtarëve të cilët mund ta përmirësojnë ekipin dhe është lidhur me një transferim në vlerë prej 22 milionë eurosh të tij.Rafa Benitez nuk dëshiron ta humbë mesfushorin e pakënaqur, veçanërisht me edhe Xabi Alonson po ashtu në vëmendjen e rivalit të Barcelonës, Real Madrid.Barcelona po ashtu interesohet edhe për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, por beson se Mascherano do të jetë më i lirë.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:41 pm

    Laporta: Po të isha Etoo, do të vazhdoja kontratën



    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, mbetet me shpresa se do të arrijë të sigurojë kontratë të re për sulmuesin kryesor Samuel Eto'o.
    “Po të isha ai, do të ripërtërija kontratën. Ajo çfarë ndodh me Eto’o është normale, pasi ai është një lojtar për të cilin lakmojnë të gjitha klubet e mëdha evropiane dhe kësaj i shtohet fakti se kontrata e tij skadon në fund të sezonit”, ka thënë Laporta.“Shpresoj se ne do të arrijmë një marrëveshje, pasi ai është lojtar vendimtar dhe një profesionalist i madh”, ka shtuar spanjolli.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:42 pm

    Ancelottin

    Sulmuesi i Milanit, Alexadre Pato, thotë se për të ardhmen e tij, njeriu i parë me të cilin do të bisedojë është ish-trajneri i tij, Carlo Ancelotti.
    I riu brazilian së fundi lidhet me një kalim në Chelsea, ku në sezonin e ardhshëm do të menaxhojë ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, njeriu që e solli Paton në San Siro.Drejtuesit e Milanit paralajmëruar se Kaka do të jetë i vetmi lojtarë që largohet nga Milani, duke përjashtuar largimin e Patos. Por vetë lojtari thotë se e ardhmja e tij do të zgjidhet në fund të muajit.“Ende asgjë nuk është vendosur. Në fund të qershorit, pas Kupës së Konfederatave, do të takohem me drejtuesit e klubit dhe do të bisedoj për të ardhmen. Por më parë do të bisedoj me Ancelottin. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Më ka ndihmuar të stabilizohem në Milan dhe në futbollin italian. Para se të vendos për të ardhmen time, do të bisedoj me të”, ka thënë Pato për Gazzetta dello Sport.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:45 pm

    Boksieri kosovar Elvir Muriqi ka triumfuar në meçin e të shtunës ndaj boksierit ukrainas, Aleksandër Garaçenko, pas 10 rundeve në spektaklin e boksit profesionist "Kosova Fight Night", që u organizua në palestrën e vogël të Qendrës së Rinisë e Sportit në Prishtinë nga Federata austriake e boksit profesionist, Federata e Boksit e Kosovës dhe nga klubi Peja.
    Muriqi ka qenë dukshëm më i mirë se sa ukrainasi, Garaçenko, i cili përkundër goditjeve të pareshtura të boksierit kosovar, ka arritur të qëndrojë në këmbë deri në fund të meçit. Në këtë mënyrë Muriqi iu ka hakmarrë Garaçenkos për humbjen e shkaktuar në prill të vitit 2005. “Unë jam krenar që jam shqiptar dhe dua t’u them se jam i të gjithë shqiptarëve. Kam thënë se nuk i dua padrejtësisë. Në meçin e parë ndaj Garaçenkos ma vodhën fitoren dhe tash dëshmova se çfarë niveli jam unë, e çfarë është ai”, ka theksuar Muriqi.
    avatar
    hekurani

    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga hekurani prej Wed Jun 10, 2009 6:46 pm

    Klitschko mbron titullin në WBC



    Vitali Klitschko, vëllai i madh nga dy legjendat e gjalla të boksit, ka mbrojtur titullin në kategorinë WBC, duke mposhtur me nokaut teknik kubanin Juan Carlos Gomez, në meçin e zhvilluar në Stuttgart të Gjermanisë.
    Vitali Klitschko dominoi po thuajse të gjitha rundet dhe përfundimisht i dha fund përballjes në rundin e nëntë. Të dy boksierët tentuan të marrin luftën në duar që në rundin e parë, me Gomez që mbase ishte më i saktë. Por derisa rundet kalonin Klitschko filloi të jetë shumë më efektiv duke fituar deri në të shtatin, në të cilin ukrainasi e rrëzoi kubanin.
    Në rundin e tetë Klitschko vazhdoi të dëshmojë se ai ishte një boksier shumë më superior dhe Gomez ishte gati të dorëzohet në një moment. Fundi erdhi në rundin e nëntë kur Klitschko rrëzoi sërish Gomez-in dhe megjithëse ky i fundit u ngrit, ukrainasi vazhdoi të godasë dhe referi përfundimisht ndaloi luftën.

    Me këtë fitore Klitschko ngrit rekordin e tij në 37 fitore (36 me nokaut), kundrejt 2 humbjeve, derisa Gomez bie në 44-2. Nga afër ndeshjen e përcolli edhe boksieri i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, i cili ishte edhe në cilësinë e komentatorit ekspert për televizionin

    Sponsored content

    Re: Futboll lajme

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sat Nov 18, 2017 9:38 pm