Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    boks lajeme te fundit

    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    boks lajeme te fundit Empty boks lajeme te fundit

    Mesazh nga hekurani Wed Jun 10, 2009 6:47 pm

    boks
    Klitschko mbron titullin në WBC



    boks lajeme te fundit Vitali-Klitschko_1370177c Vitali Klitschko, vëllai i madh nga dy legjendat e gjalla të boksit, ka mbrojtur titullin në kategorinë WBC, duke mposhtur me nokaut teknik kubanin Juan Carlos Gomez, në meçin e zhvilluar në Stuttgart të Gjermanisë.
    Vitali Klitschko dominoi po thuajse të gjitha rundet dhe përfundimisht i dha fund përballjes në rundin e nëntë. Të dy boksierët tentuan të marrin luftën në duar që në rundin e parë, me Gomez që mbase ishte më i saktë. Por derisa rundet kalonin Klitschko filloi të jetë shumë më efektiv duke fituar deri në të shtatin, në të cilin ukrainasi e rrëzoi kubanin.
    Në rundin e tetë Klitschko vazhdoi të dëshmojë se ai ishte një boksier shumë më superior dhe Gomez ishte gati të dorëzohet në një moment. Fundi erdhi në rundin e nëntë kur Klitschko rrëzoi sërish Gomez-in dhe megjithëse ky i fundit u ngrit, ukrainasi vazhdoi të godasë dhe referi përfundimisht ndaloi luftën.

    Me këtë fitore Klitschko ngrit rekordin e tij në 37 fitore (36 me nokaut), kundrejt 2 humbjeve, derisa Gomez bie në 44-2. Nga afër ndeshjen e përcolli edhe boksieri i famshëm shqiptar, Luan Krasniqi, i cili ishte edhe në cilësinë e komentatorit ekspert për televizionin
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    boks lajeme te fundit Empty Re: boks lajeme te fundit

    Mesazh nga hekurani Wed Jun 10, 2009 9:33 pm

    ka triumfuar në meçin e të shtunës ndaj boksierit ukrainas, Aleksandër Garaçenko, pas 10 rundeve në spektaklin e boksit profesionist "Kosova Fight Night", që u organizua në palestrën e vogël të Qendrës së Rinisë e Sportit në Prishtinë nga Federata austriake e boksit profesionist, Federata e Boksit e Kosovës dhe nga klubi Peja.
    Muriqi ka qenë dukshëm më i mirë se sa ukrainasi, Garaçenko, i cili përkundër goditjeve të pareshtura të boksierit kosovar, ka arritur të qëndrojë në këmbë deri në fund të meçit. Në këtë mënyrë Muriqi iu ka hakmarrë Garaçenkos për humbjen e shkaktuar në prill të vitit 2005. “Unë jam krenar që jam shqiptar dhe dua t’u them se jam i të gjithë shqiptarëve. Kam thënë se nuk i dua padrejtësisë. Në meçin e parë ndaj Garaçenkos ma vodhën fitoren dhe tash dëshmova se çfarë niveli jam unë, e çfarë është ai”, ka theksuar Muriqi
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    boks lajeme te fundit Empty Re: boks lajeme te fundit

    Mesazh nga hekurani Wed Jun 10, 2009 9:34 pm

    Terbunja fiton titullin Golden Gloves



    boks lajeme te fundit Naimterbunja Naim Terbunja ka fituar turneun më të madh botëror "Daily News Golden Gloves". Ai mposhti në finale talentin e ri amerikan, Marcus Browne me vendim unanim të gjyqtarëve, 5:0. Terbunja bëhet boksieri i dytë shqiptar që fiton dorëzën e artë pas Elvir Muriqit që ka fituar këtë turne me 1998.
    Terbunja kishte pësuar një goditje të fortë me kroshe të djathtë nga Brown në raundin e parë por pastaj Terbunja me kombinacione të shumëfishta e ka ftohur amerikanin dhe ka dominuar plotësisht luftën të cilën e ka fituar bindshëm. "Më pëlqen kjo luftë kur kundërshtarët vërsulën në mua" ka deklaruar Terbunja. "Ka qenë luftë e kënaqshme por unë kam shfrytëzuar eksperiencën time dhe në pjesën e dytë të luftës ai ka ndaluar të boksoj dhe është sjellë si i egër. Ai është boksier i mirë dhe Amerika mund ta ketë në të ardhmen si një olimpist, por unë sonte isha shumë i fortë për të", me këto fjalë ka përfunduar Terbunja një kapitull shumë të rëndësishëm të karrierës së tij. Naim Terbunja deri tani ka karrierën pothuaj më të suksesshme amatore që ka pasur një shqiptar ndonjëherë, i ka të zhvilluara gjithsej 200 duele amatore, 170 prej te cilave i ka fituar. Terbunja në këtë periudhë ka arritur të bëhet shtatë herë kampion i Suedisë dhe ka fituar shtatë turne të ndryshme evropiane e botërore, gjithashtu ka qenë dy herë pjesëmarrës i kampionatit evropian dhe tri herë pjesëmarrës i kampionatit botëror ku në vitin 2002 ka arrit vendin e tretë. Por majën e karrierës së tij e ka arritur në vitin e kaluar me pjesëmarrje në Lojërat Olimpike dhe tani me 17 Prill 2009 duke fituar turneun prestigjioz GOLDEN GLOVES.
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    boks lajeme te fundit Empty Re: boks lajeme te fundit

    Mesazh nga hekurani Wed Jun 10, 2009 9:35 pm

    Muriqi i hakmerret Garaçenkos



    boks lajeme te fundit Elvir+Muriqi Boksieri kosovar Elvir Muriqi ka triumfuar në meçin e të shtunës ndaj boksierit ukrainas, Aleksandër Garaçenko, pas 10 rundeve në spektaklin e boksit profesionist "Kosova Fight Night", që u organizua në palestrën e vogël të Qendrës së Rinisë e Sportit në Prishtinë nga Federata austriake e boksit profesionist, Federata e Boksit e Kosovës dhe nga klubi Peja.
    Muriqi ka qenë dukshëm më i mirë se sa ukrainasi, Garaçenko, i cili përkundër goditjeve të pareshtura të boksierit kosovar, ka arritur të qëndrojë në këmbë deri në fund të meçit. Në këtë mënyrë Muriqi iu ka hakmarrë Garaçenkos për humbjen e shkaktuar në prill të vitit 2005. “Unë jam krenar që jam shqiptar dhe dua t’u them se jam i të gjithë shqiptarëve. Kam thënë se nuk i dua padrejtësisë. Në meçin e parë ndaj Garaçenkos ma vodhën fitoren dhe tash dëshmova se çfarë niveli jam unë, e çfarë është ai”, ka theksuar Muriqi.



    Postuar nga dardanmiftari në e diel, prill 19, 2009 0 Komente

    Kategoria: Boks

    Sponsored content


    boks lajeme te fundit Empty Re: boks lajeme te fundit

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sat Apr 27, 2024 12:29 am