Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, shembull i sinqeritetit dhe besnikërisë
Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuh

Profeti, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, para se t’i vinte shpallja, njihej te populli i tij si "i sinqerti" dhe "besniku". Njerëzit gjatë kësaj kohe, përveç disa jobesimtarë mes tyre, e besonin atë si të tillë.
Hadithi i mëposhtëm, i transmetuar nga Buharij (6/495) na tregon: Ibn Abbasi, radijAll-llahu anhu, na tregon se kur zbriti ajeti "Dhe këshilloje farefisin tënd të afërm ..." [Esh-Shuara, 214] I Dërguari i All-llahut , sal-lallahu alejhi ve sel-lem, doli jasht dhe pasi u ngjit në malin Es-Safa, thirri me zë të lartë: "O Sabahah" Njerëzit pyetën "kush është ky?" pastaj u mblodhën rreth tij dhe ai tha: Ç'mendoni nëse ju them se një karvan po afrohet në anë të këtij mali për të na sulmuar, a do të më besonit?" Ata thanë: -"Nuk të kemi dëgjuar kurrë të gënjesh", atëherë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tha: "ju tërheq vëmendjen ju se një dënim i ashpër po ju afrohet". Ebu Leheb tha: "Qofsh i shkatëruar! A për këtë arsye na mblodhe?" Pastaj Ebu Lehebi u largua. Ky ishte shkaku i zbritjes së sures: "Ju thafshin duart Ebu Lehebit dhe i shuar qoftë ai..." [El Mesed,1]
Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, njihej për sinqeritetin e tij edhe kur bënte shaka me shokët e tij, madje ai i ka mallkuar ata që thonë gënjeshtra vetëm për të bërë njerëzit të qeshin.
Ebu Hurejra, radijall-llahu anhu, na tregon se kur e pyetën profetin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "O i dërguari i All-llahut, a bën shaka me ne?!" Tha: "Nuk them asgjë tjetër veç të vërtetës." Tirmidhiu (4885)
Muavije Ibën Xhedah el Kurejshi, radijall-llahu anhu, tregon se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Mjerë për atë që thotë diçka jo të vërtetë për të bërë njerëzit të qeshin me të. Mjerë për të !Mjerë për të!" Ebu Daud (4972)
Ne pasuesit e tij duhet të ndjekim shembullin e tij, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të shkelqyer
Duhet të kemi frikë All-llahun "Subhanehu ue ta'ala" dhe të themi gjithmonë të vërtetën. Si musliman që jemi, duhet patjetër të jemi të sinqertë dhe besnikë. All-llahu i Lartësuar thotë: "O ju që keni besuar!Kini frikë All-llahun dhe jini me ata që janë të vërtetë (në fjalë dhe në vepra). [Et-Teube, 119]
"Që All-llahu ti shpërblejë burrat e së vërtetës, për vërtetësinë e tyre (për durimin në përmbushjen e besës së dhënë All-llahut) dhe ti ndëshkojë hipokritët nëse Ai do, ose të pranojë pendimin e tyre duke ju kthyer atyre me Mëshirë .Vërtetë që All-llahu është vazhdimisht Falës i Madh kurdoherë Mëshirëplotë." [el Ahzab, 24]
Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Musliman është ai, nga gjuha dhe dora e të cilit janë të ruajtur muslimanët dhe besimtar (mu'min) është ai, që kur i beson diçka, e mbron amanetin me jetën dhe pasurinë e tij."
Që të jemi të sinqertë duhet që patjetër të pajisemi me dijen e së vërtetës. Kjo është një nga arsyet se përse duhet të synojmë në marrjen e dijes së saktë në islam. Duhet që gjithmonë të kemi gati përgjigjen për çdo pyetje që mund të na bëjë një jobesimtar. Nëqoftëse nuk e dimë përgjigjen, apo jemi të pasigurtë, duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se nuk e dimë, ose mund ta shmangim përgjigjen dhe të pyesim ata që kanë dije. Kështu na kanë mësuar të veprojmë All-llahu i Lartësuar dhe Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
"Kështuqë nëse ti (Muhamed) je në dyshim për atë që ne të kemi shpallur ty (që emri yt është i shkruar në Teurat dhe Inxhil), atëherë pyeti ata që po i lexojnë librat e parë (Teuratin dhe Inxhilin)...." [Junus, 94]
"Kështu që pyetini ata që i dinë librat e parë në qoftë se nuk dini" [En-Nahl, 43]
Abdullah Ibën Amër El Asi, radijall-llahu anhu, tregon se i Dërguari i All-llahut dëgjoi disa njerëz duke u kundërshtuar mes tyre rreth Kur-anit dhe tha: "Për shkak të kësaj u shkatërruan popujt që ishin para jush. Ata sillnin pjesë të librave kundër pjesëve të tjera (dhe e vërteta është që në librin e All-llahut pjesët vërtetojnë njëra-tjetrën). Kështu që nuk mohohen disa pjesë nga disa të tjera, prandaj flisni vetëm për atë që keni dijeni, për atë që nuk dini pyesni ata që dinë mirë." Tirmidhi 237,Ahmed dhe Ibn Maxheh.
Asnjëherë nuk duhet t'ia atribojmë Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, diçka që nuk ka bazë në Kur’an dhe në sunet. Kjo vlenë për çdo çështje në islam.
Duhet që patjetër të marrim mësim nga paralajmërimet në vijim:
Aliu, radijall-llahu anhu, transmeton nga Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, se ka thënë: "Mos thoni as edhe një gënjeshtër ndaj meje. Kushdo që e bën këtë më qëllim, do të hyjë në zjarrin e xhehenemit." Buhari 1/106 dhe Ibn Maxheh 1/31.
Selame radijall-llahu anhu tregon se e ka dëgjuar Profetin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, të thotë: "Kushdo që (me qëllim) më atribuon diçka që nuk e kam thënë, le të përgatisë karrigën e tij në zjarr!" Buhari (1/109)
Uethil Bin El Aska, radijall-llahu anhu, tregon se i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Vërtetë një nga gënjeshtrat më të këqia është të thuash se ke për babë dikë që nuk e ke në të vërtetë, ose të thuash se ke parë një ëndërr dhe ti nuk e ke parë në të vërtetë, ose të thonë për mua diçka që nuk e kam thënë." Buhariu (4/712).
Abdullah Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, transmeton se i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Ki kujdes kur transmeton një hadith prej meje. Transmeto vetëm atë që e din mirë. Kush gënjen qëllimisht për mua, do të gjejë vendin e tij në zjarrin e xhehenemit." Tirmidhiu 232.
Islami e fton njeriun drejtë sinqeritetit dhe kushdo që e ndjek Islamin i shijon frutet e tij, dhe e bën të largohet nga gënjeshtra, siç pasqyrohet më poshtë:
Abdullah Ibën Mes’udi, radijall-llahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Keni kujdes nga gënjeshtra! Gënjeshtra të shpie në gjëra të këqija e ato të shpiejnë në xhehennem. Robi vazhdon gjithnjë të jetë gënjeshtar gjërsa tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar." Buhari 8/116, Muslim 4/6307- 6310.
Abdullah Ibën Mes’udi, radijall-llahu anhu transmeton se i Dërguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur tha: "është detyrim për ju thënia e të vërtetës, se e vërteta të udhëheqë për vepra të mira, dhe veprat e mira e udhëheqin, atë që i vepron, në parajsë. Nëse një njeri flet të vërtetën, derisa ajo të bëhet objektivi i tij i vërtetë, shkruhet tek All-llahu si i sinqertë. Shmanguni nga gënjeshtra, se ajo të udhëheqë drejtë poshtërsive dhe ato të udhëheqin për në zjarr. Nëse një njeri thotë gënjeshtra dhe e bën gënjeshtrën qëllim të tij, shkruhet tek All-llahu si gënjeshtar." Muslim 4/6309.
Duhet që t’i lutemi All-llahut të na japë sjelljen dhe moralin më të mirë, i cili përfshin sinqeritetin. Po ashtu duhet t’i shmangim situatat, apo gjërat që na çojnë drejtë gënjeshtrës.
Një nga arsyet që e çon njeriun të gënjejë është borxhi
Aishja, radijall-llahu anha, transmeton se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, në lutjet e tij thoshte: "O All-llah, të kërkoj mbrojtje ty nga gjynahet dhe nga të qënurit borxhli." Dikush tha: O i Dërguari i All-llahut! Shikoj se shpesh i kërkon mbrojtje All-llahut nga të qënurit borxhli. Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj: "Nëse dikush është borxhli, gënjen kur flet dhe kur premton, e then premtimin." Buhari 3/582.
Në çdo vepër duhet ta kemi frikë All-llahun dhe të themi gjithmonë të vëtetën.
Thënia e gënjeshtrave na dëmton veçanërisht në botën shpirtërore. Nëqoftëse vdesim pa i kërkuar All-llahut falje dhe jemi të shkruar tek All-llahu si gënjeshtarë, do të kemi një dhimbje të ashpër në botën tjetër.
Hadithi i mëposhtëm na tregon që të qëndrojmë sa më larg nga gënjeshtra.
Samura Bin Xhundub, radijall-llahu anhu, na tregon se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Pashë (në ëndër) dy burra që erdhën drejt meje..." pastaj Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tregoi ëndrrën, duke thënë: "Ata thanë: Personi, të cilit ia shqyenin gojën deri te veshët, ishte njeri që gënjente vazhdimisht. Njerëzit i transmetonin genjeshtrat e tij dhe i shpërndanin në të gjithë botën, prandaj ky do të jetë dënimi i tij deri në Ditën e Gjykimit." Buhari 8/118.
Atyre që nuk janë muslimanë dhe që shpikin gënjeshtra kundër All-llahut subhanehu ve teala, e kemi për detyrë t'i paralajmërojmë që të heqin dorë nga mosbesimi i tyre. Ata duhet të marrin mësim nga argumentet e qarta të All-llahut, si i Vetmi Zot që meriton adhurimin e sinqertë dhe të ndalen nga çdo gjë që adhurojnë veç All-llahut.
Duhet të kenë frikë mallkimin e All-llahut dhe dënimin e Tij të ashpër me zjarr.
"Dhe ata që besojnë All-llahun dhe të Dërguarit e Tij, këta jane sidikunë (ata që i besuan dhe i pasuan pejgamberët). Dhe shehidët (dëshmorët në rrugën e All-llahut) tek All-llahu, këta do të kenë shpërblimin dhe dritën e tyre. Por ata që mohojnë dhe nuk besojnë (All-llahun dhe Islamin) dhe mohojnë argumentet tona, këta do të jenë banorët e zjarrit flakërues." [El Hadid, 19]
"E kush bën padrejtësi më të madhe se ai që shpik gënjeshtër kundër All-llahut? Të tillët do të sillen para Zotit të tyre, ndërsa dëshmuesit do të thonë 'Këta janë që shpifën kundër All-llahut!' Nuk ka dyshim, mallkimi i All-llahut është mbi dhalimunët (politeistët, keqbërësit)." [El Hud, 18]