Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mrekullia e gjithëmonshme

    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Mrekullia e gjithëmonshme Empty Mrekullia e gjithëmonshme

    Mesazh nga bashkimi92 Wed Jun 10, 2009 6:29 pm

    Mrekullia e gjithëmonshme
    Click this bar to view the full image.
    Click the image to open in full size.
    Kur'ani është mrekullia e Pejgamberit alejhi selam, e ka zbritur atë Allahu teala pjesë pjesë dhe sipas nevojës.gjithashtu prej mirësive të zbritjes së Kur'anit është që me të t'ia forcoj zemrën Pejgamberit alejhi selam dhe zemrat e muslimanëve dhe që mësimi I tij të jetë I lehtë për Muslimanët.

    Ka thënë Allahu teala në Kur'an:"E ata që nuk besuan thanëërse të mos I ketë zbritur atij (Muhamedit) Kur'ani përnjëherë ? Ashtu (e zbritem pjesë pjesë) që me të të forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë)"(furkan-32).

    Gjithashtu Pejgamberi alejhi selam ka pasur edhe mrekulli të tjera, prej tyre: Qarja e Hënës, dalja e ujit ndërmjet gishtave të tij..Sikurse që kanë pas mrekulli Pejgamberët para tij si shkopi I Musës alejhi selam, Devja e Salihut alejhi selam , mirëpo këto mrekulli kan përfunduar me shkuarjen e ati popolli tek të cilët kanë qenë ato mrekulli,e pastaj vetëm ka mbetur përmendja e asaj mrekullie.

    si mësim për ne.

    Ndërsa mrekullia e Pejgamberit alejhi selam është e gjithëmonshme , e ajo është Kur'ani Kerim ,dhe ajo do të mbetet deri ne Ditën e Kiametit. Ka thënë Allahu teala:"Vërtetë Ne e kemi zbritur Kur'anin dhe Ne do ta ruajm atë"

    Kur'ani I ka sfiduar njerëzit dhe xhnët, edhe sikur ata të ndihmohen më mes vete që të sjellin një Kur'an të tillë nuk do të munden.

    Thotë Allahu teala:"Thuaj edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë,ata nuk do të mundë të bënin si ky, sado që ti ndihmojnë njëri tjetrit"(israë-88).

    Kur'ani është mrekulli në metodologjinë e tij, shprehjet e tij dhe në dëmëthënjen e tij,sikurse ka shumë qështje të cilat janë argument për mrekullin e Kur'anit.

    Sa herë që përparon dija njerëzore , shfaqet një pamje e re e cila e vërteton këtë mrekulli.

    Prej tyre :ngase Kur'ani ka zbritur me shumë ngjarje e lajme për popujt e mëhershëm dhe tregimet e tyre , duke përfshirë shumë shkenca e njohuri të tjera të cilat njeriu nuk I ka njohur më parë,sikurse ka ardhur Kur'ani për përmirsimin e besimit të

    njerëzëve dhe ibadetin e tyre, jetën e tyre dhe politikën e tyre.

    Ka thënë Allahu teala:"….Ne ty të shpallëm librin sqarim për qdo send,…."(nahl-89).


    Zbritja e Kur'anit


    Kur'ani ka zbritur pjesë-pjesë tek Pejgamberi alejhi selam, me ndërmjetsimin e Xhibrilit alejhi selam.Thotë Allahu teala:"Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili),(E solli) Në zemrën tënde , për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber), Të shpallëm me gjuhë të kulluar arabe"(shuaraë-193-195).


    Kur'ani Mekkijj dhe Kur'ani Medenijj


    Cilat sure të Kur'anit quhen Mekijje dhe cilat Medenijje ?!

    Kur'an Mekijj është ai I cili ka zbritur para Hixhretit të muslimanëve në Medine, edhe nëse ai ka zbritur jashtë Mekës (mirëpo para Hixhretit quhet Kur'an Mekijj)

    E sa I përket Kur'anit Medenijj është ai I cili ka zbritur pas Hixhretit ne Medine edhe nëse ai ka zbritur në Mekke.

    Në të shumtën e rasteve suret që kanë zbritur në Mekke(Kur'an Mekkij) janë të shkurta, dhe kjo ka bërë që mësimi I tyre të jetë I lehtë.

    Kur'ani Mekkij (suret që kan zbritur në Mekke) flet për Njëshmërinë e Allahut teala, davetin islam, Ditën e Kiametit , tregimet e Pejgamberëve dhe të të Dërguarve të mëparshëm alejhimu selam, e kështu me radhë.

    Ndërsa Kur'ani Medenijj, suret dhe ajetet të cilat kanë zbritur ne Medine janë të gjata në të shumtën e rasteve,Kur'ani Medenijj (suret që kan zbritur në Medine)flet për :Fazet,ligjin islam,drejtësin , xhihadin etj.


    Tubimi I Kur'anit dhe shkrimi I tij


    Zbritja e Kur'anit ka zgjatur njëzet e tre vite , Pejgamberi alejhi selam e ka pasur një shkrimtarë I cili e shkruante Kur'anin.sa herë që zbritëte ndonjë ajet apo ajete ,Pejgamberi alejhi selam e urdhëronte atë që ta shkruaj ajetin e zbritur,dhe gjithashtu Pegamberi alejhi selam është ai I ili I ka radhitur ajetet nëpër sure dhe I thoshte shkrimtarit të tij vendose këtë ajet apo ajete në këtë sure .

    Ndërsa Kur'ani nuk është tubuar në një Mus'haf në kohën e Pejgamberit alejhi selam, mirëpo është tubuar në një mus'haf në kohën e halifës së parë të muslimanëve Ebu Bekër es-Siddik r.a në vitin e dymëdhjet hixhrij pas luftës së Jemames në mes të muslimanëve dhe murtedëve ( të cilët kishin dalur nga feja islame).në këtë luftë janë mbytur shtatëdhjetë sahab hafëza të Kur'anit dhe dietarë.

    Ndërsa ky mus'haf kishte mbetur tek Ebu Bekri gjatë gjithë jetës së tij, ndërsa pas vdekjës së tij kishte kaluar tek halifja e dytë e muslimanëve Omer ibnu Hattab r.a ,e pas vdekjes së Omerit r.a atë ( mus'hafin) e kishte marrë Hafsa r.a vajza e Omerit r.a e cila pastaj ia kishte dërguar Uthmanit r.a pasi që ai e kishte kërkuar atë , e pastaj është shkruar në një mus'haf të vëtem në kohën e Uthmanit r.a nga frika që mos të ndodhë përqarje në mes të muslimanëve , pasi që për pak sa nuk kishin hyrë në luftë ndërmjet vete muslimanët .Për këtë arsye ai urdhëroi që të shkruhet Kur'ani në një vendë dhe të bëhen kopje të shumta ,dhe pastaj Uthmani r.a e dërgoi në qdo shtet nga një kopje te Kur'anit , dhe një e ndali për veten e tij dhe I cili quhej Mus'hafu el-imam.



    Përktheu : Ummu Jusuf

      Ora është Fri Nov 22, 2024 12:44 pm