Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:23 pm

    Trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka kërkuar durim në rrugën e ndërtimit të një skuadre, e cila do të jetë e suksesshme për një periudhë afatg



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Hughes300 Trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka kërkuar durim në rrugën e ndërtimit të një skuadre, e cila do të jetë e suksesshme për një periudhë afatgjate.
    Uellsiani ka thënë se shndërrimi i Cityt në një forcë dominuese në Ligën Premier do të marrë kohë më shumë se një sezon. “Sezonin e kaluar nuk kam premtuar asgjë më shumë se vendi në të cilin arritëm të pozicionohemi”. “Gjithmonë kam thënë se nëse e ndërtojmë skuadrën në mënyrë të duhur dhe korrekte, atëherë do të jemi të suksesshëm, mirëpo kjo do të marrë kohë”, ka thënë Hughes për “Manchester Evening News”.
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:24 pm

    Fenerbahce kërkon shërbimet e Altintop



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Altintop Fenerbahce është duke konsideruar transferimin e mesfushorit të Bayern Munichut, Hamit Altintop.
    Kontrata aktuale e Altintop me gjigantin bavarez përfundon në vitin 2010, ndërsa sipas gazetës turke “Fanatik”, Bayerni dëshiron që ta shesë mesfushorin turk gjatë këtij afati kalimtar. Bavarezët kërkojnë shtatë milionë euro për 26-vjeçarin, shifër e cila nuk është problem për skuadrën e pasur turke. I njëjti burim njofton se përfaqësuesit e Fenerbahces tashmë janë takuar me agjentin e Altintop dhe pritet që ai të nënshkruajë kontratë trevjeçare me skuadrën nga Stambolli
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:24 pm

    United konfirmon shitjen e Ronaldos



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Cristiano-Ronaldo_2311628 Manchester Unitedi ka konfirmuar se e ka pranuar një ofertë rekorde nga Real Madridi për superyllin portugez Cristiano Ronaldo.
    Mbretërit janë në kërkim të lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008 qe një kohë të gjatë, që nga momenti kur ia kishte deklaruar se ëndërron ta vesh fanellën e Realit, mirëpo deri më tani Djajtë e Kuq kanë refuzuar ofertat e Los Merengues.Mirëpo, pas ardhjes së Florentino Perezit në krye të gjigantit spanjoll duket se çdo gjë është e mundur për Los Blancos. Pas sigurimit të shërbimeve të superyllit brazilian Ricardo Kaka (për 65 milionë euro), Reali është pranë të sigurojë edhe shërbimet e Ronaldos për një shumë rekorde parash prej 80 milionë funtesh (94 milionë euro).“Manchester Unitedi ka pranuar një ofertë rekorde prej 80 milionë funtesh nga Real Madridi për Cristiano Ronaldon. Me kërkesë të Cristianos- i cili edhe njëherë ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar- dhe pas bisedimeve me përfaqësuesit e lojtarit, United është pajtuar që ta lejojë Real Madridin që të bisedojë me lojtarin”, shkruan në deklaratën zyrtare të Manchester United.Gjithçka në lidhje me transferimin pritet të kompletohet deri më 30 qershor, kështu që nga sezoni i ardhshëm, Ronaldo do ta vesh
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:25 pm

    Laporta: Mourinho e dëshiron Eto’on



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte 48103_news Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se ai është takuar me kolegun e tij të Interit, Massimo Morattin, pasi strategu i nerazurëve, Jose Mourinho, interesohet për Samuel Eto’o.
    “Takimi me presidentin e Interit, Massimo Moratti, ishte pasi trajneri i Interit, Jose Mourinho, e dëshiron Samuel Eto’on”, ka thënë Laporta.“Për transferimin e Ibrahimovic nuk kemi marrëveshje. Ne do të përpiqemi ta rinovojmë marrëveshjen me Eto’o, por jo me çfarëdo çmimi. Shumë klube e dëshirojnë atë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi ta mbajmë, por kjo varet nga dëshira e dyja palëve, pasi kemi një strukturë të pagave e cila duhet të respektohet”, ka shtuar Laporta.“Në këtë kohë krize duhet të jemi shembull, shpresoj se Samuel do të kuptojë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme”, ka shtuar spanjolli.Laporta po ashtu ka thënë se Lionel Messi do të ketë një përmirësim të pagës, për shkak të kontributit të tij në ekip
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:26 pm

    Drogba refuzon mega-ofertën e Cityt



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Didier%20drogba Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thuhet se ka refuzuar mega-ofertën e dërguar në drejtim të tij nga Manchester City.
    City thuhet se është munduar të marrë sulmuesin e Chelseat për 18 milionë funte në muajin janar, por kjo ishte refuzuar, ndërsa City tash ka bërë edhe një hap tjetër për të marrë Drogban.“City kurrë nuk e ka humbur interesimin për Drogban, por lajmet që vijnë nga lojtari thonë se ai është stabilizuar dhe dëshiron të mbetet. Chelsea mund t’i ofrojë atij lojë në Ligën e Kampionëve, të cilën City nuk ia ofron, dhe për një lojtar të moshuar, kjo është e rëndësishme”, ka shtuar burimi për The Sun.
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:26 pm

    Robinho shënon në fitoren e Brazilit



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Robinho.190 Brazili i është afruar edhe më shumë Kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2010, pasi shënoi fitore 2-1 ndaj Paraguait në Recife.
    Brazilianët filluan fuqishëm ndeshjen dhe brenda dy minutash kishin dy tentime për të shënuar, me anë të Robinhos dhe Kakas.Kampioni i pesëfishtë botëror dominoi në posedim, por ishte Paraguai që kaloi i pari në epërsi me anë të Salvador Cabanas, goditja e të cilit u devijua nga Elano dhe përfundoi në rrjetën e Julio Cesar (24’).Pesë minuta para fundit të pjesës së parë rezultati u barazua, kur Robinho gjeti një harkim të Daniel Alves për të dërguar topin në rrjetë.Katër minuta në pjesën e dytë, Nilmar shënoi edhe golin e fitores për Brazilin, të cilët keqpërdoruan njësori rastesh në ndeshje.
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:27 pm

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte E6ib4w68cwwamu1m Ekipi i Hysit ka arritur të mposhtë me rezultat minimal, 2-1, ekipin kryeqytetas, Prishtinën, për t’u shpallur fitues i Kupës së Kosovës.

    Pjesa e parë

    Hysi kaloi në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes me anë të Labinot Osmanit. Sulmuesi bardhezi, depërtoi në mes të mbrojtjes kundërshtare, dhe shfrytëzoi një dalje të hershme të portierit Feim Statovci, për t’i dhënë avantazhin Hysit. Pavarësisht avantazhit, lojtarët bardhezi vazhduan të kërkojnë dyfishimin e rezultatin dhe patën një rast edhe pas tre minutash tjera me anë të Mentor Zhdrella. Prishtinasit në anën tjetër krijuan shumë pak raste në pjesën e parë, me anë të Berat Hysenit dhe Agron Skeraj, por nuk arritën të gjejnë rrjetën e portierit kundërshtar, Flamur Neziri.

    Pjesa e dytë

    Prishtina pati raste të barazojë në pjesën e dytë me anë të Hysenit, por sërish mbrojtja e Hysit reagoi në mënyrë të duhur. Hysi u mundua në disa raste me kundërsulme, por në disa raste Osmani nuk ishte i saktë si në pjesën e parë. Prishtina shënoi një gol 26 minuta në pjesën e dytë, por Suad Saliagic doli të kishte shënuar nga pozita jashtë loje. Megjithatë shpërblimi për kryeqytetasit erdhi pas gjashtë minutash tjera, kur një harkim i Maliqit gjeti në zonë Mirsad Idrizin, i cili shënoi nga afërsia (77’). Disa minuta më vonë Prishtina pati edhe një tentim tjetër, kur Skeraj dërgoi një goditje të fortë në drejtim të portës kundërshtare, por portieri Neziri bëri një hedhje spektakolare për të mbrojtur. Megjithatë gjithçka përfundoi keq për Prishtinën, kur pas një kundërsulmi të Hysit, Elami Berisha shënoi një gol të bukur duke paraboluar portierin Feim Statovci, gol që i dha edhe triumfin në Kupë ekipit të Hysit
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:27 pm

    Shqipëria barazon në miqësore ndaj Gjeorgjisë



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Yyd4en6ndcy8pu6hbso8 Kuqezinjtë e kombëtares shqiptare kanë nxjerrë barazim 1-1 në ndeshjen e sotme miqësore të zhvilluar në Qemal Stafa përballë kombëtares së Gjeorgjisë.
    Ndeshja filloi keq për kuqezinjtë të cilët pësuan një gol nga sulmuesi Vladimir Dvalishvili që në minutën e dytë të takimit. Goli tregoi edhe një herë përgjumjen e mbrojtjes së ngathtë shqiptare, pasi goli u shënua pas një harkimi pa cak konkret. Kombëtarja më pas ka vazhduar lojën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por duke humbur disa raste të pastra, megjithëse pa raste nuk ishin as mysafirët me anë të kundërsulmeve. Në ndeshje u vërejt qartas mungesa e shtyllave të kombëtares, si Cana, Skela dhe Lala, megjithatë të rinjtë kuqezi ia dolën të barazojnë me anë të golit të mesfushorit Ansi Agollit, i cili gjeti rrjetën me anë të një gjuajtje nga rreth 30 metra. Ndeshja, pavarësisht barazimit, ishte një test për disa lojtarë, që do t’i shërbejnë trajnerit Kuze të krijojë një
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:27 pm

    Reali në negociata me Ronaldon



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Cristiano_ronaldo_1421257c Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka njoftuar se Mbretërit janë në negociata me superyllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, të cilin e dëshirojnë në skuadër.
    Los Merengues qe një kohë të gjatë janë të interesuar për shërbimet e portugezit, ndërsa me ardhjen e Florentino Perezit në krye të Mbretërve, kalimi i lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008 në Santiago Bernabeu është më se i mundshëm. Valdano ka përsëritur edhe interesimin e Merengues për sulmuesin e Valencias, David Villa, duke shtuar se Los Che kërkojnë një vlerë të paarsyeshme parash për sulmuesin e tyre
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:28 pm

    Alves: Kaka nuk do të na i vështirësojë punët



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Daniel-alves-vs-izma_83978 Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, është i lumtur që Kaka i është bashkëngjitur Real Madridit, pasi që mendon se kjo është pozitive për futbollin spanjoll, mirëpo ai nuk mendon se ardhja e tij do t’ia vështirësojë punët Barcës në ‘el Clasico’.
    “Gjithmonë është vështirë të luash kundër Real Madridit. Ndërsa nuk do të jetë më vështirë vetëm për shkak të ardhjes së Kaka”. “Kam luajtur kundër Madridit dhe është vështirë. Është një skuadër e madhe- dhe njëra nga skuadrat më të rëndësishme në botë”. “Me ardhjen e Kaka , fitimtar është futbolli spanjoll. Sidoqoftë, ne duhet të përgatitemi për t’u përballur me një lojtar të këtillë”, u ka thënë Alves gazetarëve.
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:28 pm

    Terry: Rooney futbollisti më natyral në botë



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Wayne-rooney-pic-getty-351497335 Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, e ka lëvduar bashkëkombësin e tij Wayne Rooney për aftësitë e tij 'natyrale' të futbollistit.
    Të mërkurën mbrëma Anglia do të luajë kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve në Grupin e Gjashtë për Kampionatin Botëror 2010. Ndërsa në konferencën për shtyp, Terry ka thënë se Rooney është lojtar ambicioz, i pjekur, i palodhshëm dhe jo-egoist. “Ai është pjekur shumë si lojtar. Është aq i mençur dhe futbollist i ditur. Tani për tani nuk ka futbollist më natyral se ai në botë. Ai i shkakton shumë probleme mbrojtjes kundërshtare. Ai është një lojtar i kompletuar si në fushë, ashtu edhe jashtë
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:28 pm

    Toni i mahnitur për interesimin e Barcelonës



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte LucaToniAP_468x591 Luca Toni ka pranuar se ndjehet krenar që Barcelona interesohet për të fituar shërbimet e tij, pasi trajneri i Blaugranëve, Pep Guardiola, është shprehur se dëshiron ta transferojë në Camp Nou sulmuesin e Bayern Munichut.
    Sulmuesi italian më herët ka deklaruar se ekziston mundësia që të largohet nga Allianz Arena, sidomos pas ardhjes së Mario Gomezit, për shkak të konkurrencës së madhe në sulm, mirëpo ai është i ngazëllyer që emri i tij gjendet në listën e transferimeve të Barcelonës. “Barca ka skuadrën më të mirë në botë dhe unë jam i nderuar që ata janë të interesuar për mua”, ka thënë Toni për “La Gazzetta dello Sport”.
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:29 pm

    Perez: Ribery nuk vjen nëse nuk e lëshon Bayerni



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte 40236_news Florentino Perez ka pranuar se ai nuk mund të bëjë asgjë për ta transferuar anësorin e Bayern Munichut, Franck Ribery, nëse bavarezët nuk dëshirojnë ta shesin atë.
    Francezi është njëri nga lojtarët që kryeson listën e transferimeve të Realit, mirëpo përkundër tentativave të Zinedine Zidane për ta sjellë në Bernabeu, Bayerni nuk lejon largimin e tij. “Ribery i takon Bayernit dhe Bayerni nuk dëshiron ta shesë atë. Unë duhet ta respektoj atë që e dëshiron skuadra e tij. Mirëpo, do ishte ndryshe nëse ata e ndërrojnë mendimin e tyre”, ka thënë Perez.
    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:29 pm

    Nëntë lojtarë do të largohen nga Reali



    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte 2007021594Perez_Florentino14 Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se do të largojë së paku nëntë lojtarë nga skuadra për ta zvogëluar numrin aktual të lojtarëve.
    “Së paku nëntë lojtarë nga skuadra e parë do të largohen nga klubi”, ka thënë Perez duke shtuar se do t’u japë përparësi edhe lojtarëve të rinj, pasi që është i befasuar se shumë ish-lojtarë të ri të Madridit po tregojnë formë të shkëlqyer nëpër skuadrat ku luajnë. “Është turp, sepse në vitet e kaluara kemi pasur lojtarë të cilët nuk kanë luajtur në nivelin e duhur te ne, ndërsa kur ata janë larguar kanë zhvilluar formë të shkëlqyer, siç është rasti me Alvaro Negredon dhe Juan Matan”, ka shtuar presidenti
    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga bashkimi92 Fri Jun 12, 2009 12:20 am

    bravoo Heki
    qeshtu veq vazhoo
    na informoo Very Happy:D

    Sponsored content


    lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte Empty Re: lajmet e fundit ne spodt 11 qeshor e ejte

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Sun May 19, 2024 8:02 pm