Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    feja islame

    hekurani
    hekurani


    Numri i postimeve : 200
    Join date : 08/06/2009

    feja islame Empty feja islame

    Mesazh nga hekurani Thu Jun 11, 2009 5:36 pm

    Kushtet kryesore të Besimit Islam janë:

    • Besimi në Allahun, Zot Krijues i Qiejve dhe Tokave
    • Besimi në Melekët (Engjëjt) e Allahut, si krijesa të Tij. Feja Islame tregon se Allahu nga drita, krijoi melekët, që kanë detyra të caktuara.
    • Besimi në Pejgamberët e Allahut (profetët). Mbi 124 mijë persona, Feja Islame thotë se Allahu i zgjodhi për ta përcjellur misionin e Tij tek popujt. Të gjithë këta ishin Pejgamberë, ndër të cilët 5 më kryesorët ishin:Nuhi, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi.
    • Besimi në Librat e Allahut. Islami mëson se janë 4 libra kryesorë të Allahut, Tevrati që iu zbrit Musait, Zeburi që iu zbrit Davudit, Inxhili që iu zbrit Isait dhe Kur'ani që iu zbrit Muhammedit. Ndërsa përmenden edhe disa fletushka që iu janë zbritur Shitit (djali i Ademit, njeriut dhe Pejgamberit të Parë), Ibrahimit dhe Musait.
    • Besimi në Ditën e Kijametit. Islami tregon se pas shkatërrimit të botës, njerëzit do të pyeten për veprat që kanë bërë gjatë jetës së tyre në Tokë, në një ditë të gjatë që quhet Dita e Kijametit ose e Gjykimit.
    • Besimi në Caktimin e Allahut. Islami mëson se çdo që ndodh sipas Caktimit të Allahut.


    [redakto] Shtyllat e Fesë Islame



    "Dëshmoj se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se nuk meriton kush pasim pos Muhammedit që është rob dhe i dërguar i Tij", e cila duhet të shprehet me gojë nga një person, por edhe të besohet me zemër.

    • Shtylla e dytë është Namazi, falja e pesë kohëve të namazit në ditë.



    • Zekati, që është "detyrim" nga pasuria, të cilin e japin vetëm ata që kane një shumë të konsiderueshme të të ardhurave. Zekati jepet njëherë në vit, në një sasi prej një të dyzetën, ose 2,5 % të pasurisë.


    • Kryerja e Haxhxhi, për ata që janë të shëndetshëm dhe që u mjaftojnë shpenzimet e udhëtimit deri në Kabe dhe për kthim në atdheun e tyre. Këta persona Haxhxhin e kanë detyrë të domosdoshme, kur shpenzimet e Haxhxhit nuk cenojne buxhetin e familjes.


    [redakto] Grupacionet kryesore të Islamit


    Shumica e muslimanëve në botë, i takojnë drejtimit Sunni, që njihet edhe si Ehli Sunnet. Sunnitët preferojnë termin "sekt" për të gjitha grupacionet e tjera. Një numër i madh i grupacioneve, janë të degëzuara në nëngrupe të ndryshme, një pjesë e të cilave sot janë inekzistente, mirëpo ende gjenden nëpër libra të ndryshme. Gjithsejt numri i sekteve dhe nëngrupeve të tyre arrin në 73.
    Sektet islame, në shumicën e rasteve janë krijuar me qëllime politike, gjatë mosmarrëveshjeve të grupeve të interesit, në caktimin e halifëve (kalifëve), prijësve të muslimanëve. Sektet, janë një mënyrë tjetër e besimit, nga ajo që besojnë shumica e muslimanëve.
    Disa nga sektet kryesore janë:

    • Shi'izmi (Rafidizmi). Që beson se pas Muhamedit, Kalifati Islam i ka takuar Aliut. Ky sekt, ka shtuar disa pjesë në Kur'an, dhe pretendon se janë pjesë të Librit të Shenjtë. Numri më i madh i shiitëve, besojnë edhe në 12 imamë (kalifë) të tjerë pas Aliut.
    • Havarixhët. Një grupacion politik i krijuar pas vrasjes së kalifit të tretë Othmanit. Besojnë se personi i cili nuk i kryen detyrimet fetare ka dalë nga Feja Islame. Ky sekt, mori vendim që të vrasë Aliun dhe Muaviun gjatë luftës së tyre për pushtet, por arritën të vrajnë vetë, Aliun. Idetë ë tyre janë frymëzim për disa lëvizje bashkohore islame, si dhe për disa lëvizje terroriste. Omani si shtet, praktikon një version të këtij sekti, me emrin Ibadije.
    • Murxhi'et. besojnë se Besimi Islam realizohet vetëm me zemër dhe gjuhë. Kryerja e obligimeve fetare sipas tyre nuk e largon askend nga rradhët e Islamit.
    • Mu'tezilët. Nuk e besojnë Caktimin e Zotit (sipas mënyrës tradicionale sunnite), nuk i besojnë Cilësitë dhe Emrat e Allahut dhe janë të prirur nga filozofia dhe racionalizmi.
    • Esharizmi. është një devijim i Ehli Sunnetit në drejtim të ideve mu'tezilite. Pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes së madhe sunnite.
    • Maturidizmi. Si ide, është në mes të esharizmit dhe Ehli Sunnetit. Edhe pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes së madhe sunnite. Ideja e maturidizmit është ideja kryesore tek muslimanët e trojeve shqiptare. Të gjitha medresetë që veprojnë në kuadër të bashkësive islame në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, besimin islam e mësojnë në bazë të ideve të Maturidiut, që është shumë i afërt me Ehli Sunnetin.
    • Sufizmi. Ky sekt është i prirë në drejtim të ideve filozofike shpirtërore (që tek sunnitët përmbledhen në termin Zuhd). Por me kalimin e kohës, sufizmi u formësua si sekt më vehte, duke u degëzuar edhe në 12 tarikate - shkolla filozifike mistike. Edhe pjesëtarët e këtij sekti, konsiderohen si pjesë e familjes së madhe sunnite.
    • Bektashizmi (Alevizmi). Sekt që paraqet një devijim të Islamit në drejtim të Krishterimit Ortodoks Lindor. Bektashizmi u krijua me qëllim të sintetizimit të dy feve që mbizotëronin Perandorinë Osmane. Ishte fe zyrtare e jeniçerëve (fëmijë të krishterë që trajnoheshin për njësinë speciale ushtarake të Perandorisë Osmane). Bektashizmi me kalimin e kohës ka shpallur veten si fe, e cila është tërësisht në kundërshtim me Islamin. Nga të gjitha grupacionet muslimane, Bektashizmi nuk konsiderohet si pjesë e Islamit.


    [redakto] Shkollat juridike islame





    Artikull Ebu Hanife
    Shkollat juridike, merren me interpretimin juridik të rregullave të Islamit, që nxjerren nga burimet kryesore të Fesë Islame, Kur'anit dhe Sunnetit si dhe disa burimeve të tjera. Janë katër shkolla juridike islame që respektohen nga sunnitët dhe një shkollë juridike që respektohet nga shiitët. Shkollat juridike njihen edhe me emrin medh-heb.

    • Medh-hebi Hanefi, i përhapur në Pakistan, Banglladesh, Indi, pjesën kryesore të Turqisë, Ballkan, në një pjesë të Sirisë dhe Irakut etj.
    • Medh-hebi Shafi, i përhapur në Egjipt, disa pjesë të Afrikës Veriore dhe në disa pjesë të Sirisë dhe Turqisë.
    • Medh-hebi Maliki, i përhapur në Maroko dhe disa pjesë të Afrikës Veriore.
    • Medh-hebi Hanbeli, i përhapur në Arabinë Saudite, Kuvajt, Emirate, Bahrejn, Katar, Jemen e të tjerë.
    • Medh-hebi Xha'aferi, i përhapur në Iran, ne pjesën shiite të Irakut dhe në përgjithësi tek shiitët.


    [redakto] Historia e Islamit



    [redakto] Historia e Islamit në tokat Ilire





    Artikulli Kryesor: Historia e Islamit në tokat Ilire
    Kontaktet e shqiptarëve me botën islame, janë relativisht më të vona se ato të pjesës më të madhe të popujve europianë. Islami u shfaq për herë të parë në kontinentin e vjetër në fund të mijëvjeçarit të parë (shek. 9-10-të). Nga kontaktet e spanjollëve me arabët dhe kulturën e tyre lindi eposi i Sidit, në të cilin konflikti themelor është ai i kalorësve hispanikë me maurët (arabët). Nga kontakti i frankëve me arabët lindi epopeja kombëtare e francezëve “Kënga e Rolandit”, në të cilën konflikti zhvillohet midis morëve (arabëve) dhe vendësve. Disa shekuj më vonë arabët do të ishin të pranishëm në tragjeditë e Shekspirit (Othello, “arapi i zi”, në tragjedinë me të njëjtin emër). Në këtë kohë (fundi i periudhës bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen për herë të parë arabët të fiksuar në kulturën tradicionale shqiptare, në baladën e vëllait që ngrihet nga shtrati i vdekjes për të mbrojtur nderin e motrës nga “nji bajloz i zi” (a “nji harap i zi”) që ka dalë prej detit. Historikisht kontaktet ndërfetare midis shqiptarëve të krishterë dhe pelegrinëve përhapës të islamit i takojnë shekullit të 13-14-të. Me pushtimin otoman nis faza më aktive e pëhapjes së islamit.

    [redakto] Qytetet e shenjta Islame


    Shtete me një përbërje të popullsisë prej më shumë se 10% myslimanë.
    (jeshile:myslimanë sunitë, e kuqe:myslimanë shiitë, blu:myslimanë ibaditë)







    [redakto] Shiko dhe



    SHTYLLAT E ISLAMIT[fshih]

    DEKLARATA ISLAME -NAMAZI -ZEKATI -AGJËRIMI -HAXHXHI






    [redakto] Lidhje të jashtme



      Ora është Fri Nov 22, 2024 12:17 pm