Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Futboll 13.qershor.09 shtunë

    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jun 13, 2009 11:50 am

    Ribery do ta zëvendësojë Ronaldon?
    Djajtë e Kuq, të cilët do ta shesin Cristiano Ronaldon për një shumë të madhe parash te Real Madridi, janë vënë pas yllit të Bayern Munichut, Franck Ribery, shkruan në faqen zyrtare të Manchester United.

    Krahas emrave për të cilët është i interesuar United, siç janë Arjen Robben (Real Madrid), David Silva (Valencia), Antonio Valencia (Wigan Athletic) etj., renditet edhe emri i anësorit francez Ribery.

    Në faqe, po ashtu shkruan se bavarezët nuk heqin dorë nga ylli i tyre për më pak se 87 milionë funte (102 milionë euro), mirëpo tashmë përfaqësues nga kampioni anglez kanë udhëtuar në Munih për të biseduar në lidhje me këtë transfer.
    Futboll 13.qershor.09 shtunë F.0612190744855_m
    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Re: Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jun 13, 2009 11:50 am

    Inter ofron 40 milionë euro për Benzeman
    Sipas gaztës franceze "Le Progres", Interi është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për ta transferuar yllin e Lyonit, Karim Benzema.

    Sulmuesi francez ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha, ndërsa Nerazzurët e konsiderojnë atë si zëvendësues të denjë të Zlatan Ibrahimovicit, nëse ai largohet drejt Barcelonës, apo si partner të tij në sulm nëse boshnjaku me pasaportë suedeze vendos të qëndrojë me zikaltrit.

    Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka deklaruar se Benzema do të qëndrojë në Stade Gerland edhe sezonin e ardhshëm, mirëpo një mega-ofertë nga Massimo Moratti, vështirë se mund të refuzohet nga homologu i tij francez.
    Futboll 13.qershor.09 shtunë F.0612191536696_m
    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Re: Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jun 13, 2009 11:50 am

    Martins dëshiron të mbetet në Newcastle
    Sulmuesi nigerian Obafemi Martins dëshiron të qëndrojë në St James' Park dhe t’i ndihmojë ekipit të rikthehet në Ligën Premier që në sezonin e parë në ligën e dytë të Anglisë.

    Martins është lidhur me Arsenalin, Aston Villan dhe Evertonin, si destinacione të mundshme të transferimit të tij gjatë verës, por ai thotë se nuk dëshiron të largohet nga Newcastle.

    “Shpresoj të mos shitem. Nëse klubi vendos të më shesë, nuk kam zgjidhje por të shkoj. Por synimi im është të qëndroj dhe të ndihmoj Newcastlen që gjatë sezonit të ardhshëm të rikthehet në Premier League”, ka thënë Martins.

    “Më pëlqen të jetoj në Newcastle dhe ka shumë vende të mira për të jetuar dhe luajtur. E di se klubi është në shitje dhe kjo është vështirë për fansat. Por ndjej se mund të ketë dritë në fund të tunelit eventual”, ka shtuar nigeriani.
    Futboll 13.qershor.09 shtunë F.0612235145452_m
    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Re: Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jun 13, 2009 11:51 am

    Benayoun: Më mirë Liverpooli se Reali
    Yossi Benayoun ka deklaruar se më shumë i pëlqen të qëndrojë te Liverpooli sesa të luajë për Real Madridin.

    “Momentalisht jam lojtar i Liverpoolit, dhe derisa të mos ndodh diçka e papritur do të mbetem i tillë”.

    “Pasi kalova një sezon të mirë, kam pasur oferta nga skuadrat tjera angleze dhe spanjolle. Me gjithë dëshirën time për të qëndruar duhet të bisedoj me drejtuesit e skuadrës, pasi që gjithçka duhet konsideruar”.

    “Megjithatë, edhe nëse më kërkon Real Madridi, unë do të vazhdoja të qëndroj te Liverpooli”, ka thënë izraeliti për “The Daily Mail”.
    Futboll 13.qershor.09 shtunë F.0613090331792_m
    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Re: Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jun 13, 2009 11:51 am

    Zambrotta dëshiron Brazilin në finalen e Kupës së Konfederatave
    Mbrojtësi italian Gianluca Zambrotta, shpreh dëshiron për ta fituar Kupën e Konfederatave që do të fillojë të dielën në Afrikën e Jugut.

    Lojtari 32-vjeçar i Milanit, është optimist se do të arrijë në finalen e 28 qershorit, ku dëshiron të takohet me Brazilin.

    “Ky turne do të shërbejë të ndërtojë grupin para Kupës së Botës vitin e ardhshëm. Andaj, dëshirojmë të arrijmë në finale dhe të hakmerremi kundër Brazilit”, ka thënë ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit.

    Brazili mposhti Italinë në takimin e fundit miqësor mes tyre në muajin shkurt, duke fituar me rezultat 2-0 në Emirates me golat e Robinhos dhe Elanos.
    Futboll 13.qershor.09 shtunë F.0613090615635_m
    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Re: Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jun 13, 2009 11:53 am

    Chiellini: Shpresoj që tifozët mos e shqetësojnë Cannavaron
    Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka kërkuar nga tifozët bianconerë që ta respektojnë mbrojtësin e rikthyer Fabio Cannavaro.

    Cannavaro ishte njëri nga lojtarët që e braktisi Zonjën e Vjetër pas skandalit Calciopoli në vitin 2006, kështu që tifozët bardhezi e konsiderojnë atë si tradhtar.

    “Kam biseduar me tifozët ultras Bianconerë, ata janë më të qetë tani. Shpresoj që do ta lënë të qetë Cannavaron”, është shprehur Chiellini.Futboll 13.qershor.09 shtunë F.0613090716412_m
    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Re: Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jun 13, 2009 11:54 am

    Vucinic në planet e Ferguson
    Manchester United ka filluar të bëjë planet e shpenzimit të 94 milionë eurove që do t’i fitojë pas shitjes së Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

    Djajtë e Kuq dëshirojnë ta përforcojnë skuadrën, sidomos në repartin sulmit, ndërsa Sir Alex Ferguson dëshiron shërbimet e sulmuesit të Romës, Mirko Vucinic, i cili përveç si qendërsulmues, mund të luajë edhe në krah për ta zënë vendin e lënë bosh nga Ronaldo.

    “Po, është e vërtetë. Vucinic do të jetë njëri nga zgjedhjet e para të klubit. Megjithatë ende nuk ka asgjë konkretë”, ka thënë një burim i afërt me United për Calciomercato.com.
    Futboll 13.qershor.09 shtunë F.0613091728906_m
    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Re: Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jun 13, 2009 11:54 am

    Arsenal arrin marrëveshje me të riun Angha
    Arsenali ka siguruar shërbimet e mbrojtësit premtues të Zurichut, Martin Angha.

    Sipas “Setanta Sports”, Topçinjtë kanë arritur marrëveshje me kampionin e Zvicrës për ta transferuar 15-vjeçarin në janar të vitit 2010.

    Pas arritjes së tij, Angha fillimisht do të inkuadrohet në formacionin U-16 të Arsenalit, ndërsa pritet shumë shpejt që ai të inkuadrohet në formacionin e parë të klubit.
    Futboll 13.qershor.09 shtunë F.0613101616715_m
    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Re: Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jun 13, 2009 11:55 am

    Figo falënderon Mourinhon për mundësitë që ia ka ofruar
    Ish-lojtari i Interit, Luis Figo, ka treguar se me ardhjen e trajnerit Jose Mourinho në Giuseppe Meazza, atij iu ofruan më shumë mundësi që të luajë në sezonin e kaluar, i cili ishte i fundit në karrierën e tij futbollistike.

    “Askush nuk nënshkruan një kontratë në të cilën thuhet se e ke të sigurt vendin në formacionin bazë të skuadrës”.

    “E dija që Mourinho më respektonte dhe për këtë arsye duhej të filloja nga zeroja. Nuk është mirë të jesh në një vend ku e di nga fillimi se gjendesh në rendin e dytë. Ndërsa nuk është pjesë e karakterit tim që të qëndroj në një skuadër vetëm për të fituar para”, është shprehur legjenda portugeze për “Sky Sport”.
    Futboll 13.qershor.09 shtunë F.0613111738186_m
    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Re: Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga bashkimi92 Sat Jun 13, 2009 11:56 am

    Cannavaro mungon kundër SHBA-ve
    Mbrojtësi veteran i Italisë, Fabio Cannavaro, është lënduar sërish dhe pritet të mungojë në ndeshjen e parë të Kupës së Konfederatave kundër SHBA-ve, e cila zhvillohet të hënën.

    Kapiteni i Azzurëve e ka lënduar pulpën e këmbës dhe ekziston frika që ai mund të mungojë gjatë gjithë turneut, ngjashëm sikurse i ndodhi në Kampionatin Evropian ë vitit 2008.

    Mediat njoftojnë që mbrojtësi i Juventusit nuk është stërvitur të premten, ndërsa mjeku i përfaqësueses së Italisë, Enrico Castellacci ka deklaruar se ai nuk do të mund të luajë të hënën.
    Futboll 13.qershor.09 shtunë F.0613112525198_m

    Sponsored content


    Futboll 13.qershor.09 shtunë Empty Re: Futboll 13.qershor.09 shtunë

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora është Fri Apr 26, 2024 9:23 pm