Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Domëthenia e fjales "Taghut"

    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Domëthenia e fjales "Taghut" Empty Domëthenia e fjales "Taghut"

    Mesazh nga bashkimi92 Wed Jun 10, 2009 6:29 pm

    Domëthenia e fjales "Taghut" Pasi prezantuam provën se si shpallet mosbesimi në Taghut, gjë që është kusht fundamental për korrektësine e Imanit, tani duhet të studiojme se cfarë është definimi i fjalës Taghut në mënyrë që ta dijmë se cfarë perfshihet si Taghut dhe cfarë jo. Gjtihashtu kemi nevoje t’i studiojmë karakteristikat e mënyrës se si shpallet mosbesimi në Taghut, ashtu që të dijmë ta dallojme një person i cili vërtetë shpall mosbesim në Taghut ne mesin e atyre që nuk e deklarojnë këtë.

    Definimi i fjalës Taghut është si vijon:

    “Gjithcka që adhurohet krahas Allahut (subhanehu we te’ala) qoftë edhe vetëm nga një aspekt i adhurimit dhe ai e pranon këtë status, ky është Taghut.”

    Specifikimi në fjalën “… e pranon atë…” është për t’i përjashtuar Profetet (alejhimus-selam), Melekët dhe Salihinët – ata që njerëzit ndoshta i adhurojnë krahas Allahut (subhanehu we te’ala) – nga përshkrimi si Taghut meqenëse këta refuzojnë qartësisht qe të adhurohen krahas Allahut (subhanehu we te’ala) dhe ua ndalojnë njerëzve të veprojne kështu.

    Nga definimi i lartpërmendur mund të konkludojmë se cfarëdo që adhurohet duke iu bërë sexhde apo ruku, ai është Taghut.

    Kushdo që adhurohet nga aspekti i du’as dhe i te kerkuarit [ndihmë] prej tij (talab) krahas Allahut (subhanehu we te’ala), ai është Taghut.

    Kushdo që adhurohet nga aspekti i frikës [d.t.th. duke iu frikësuar atij] (khouf) dhe nga aspekti i shpresës (raja’) krahas Allahut (subhanehu we te’ala), ai është Taghut.

    Kushdo që adhurohet nga aspekti i degjueshmerisë (ta’ah) dhe bindjes (tahakum) krahas Allahut (subhanehu we te’ala), ai është Taghut.

    Kushdo që adhurohet nga aspekti i dashurisë (mahaba), i miqësisë (wala’a) dhe armiqësisë (bara’a) krahas Allahut (subhanehu we te’ala), ai është Taghut.

    Cdogjë që adhurohet vetëm për hir te asaj gjëje është Taghut dhe nën këtë definim bien ligjdhënësit, priftërit dhe murgjët , dijëtaret, udhëheqësit – në mesin e tyre edhe ata të partive politike. Ai që pason këtë lloj të njerëzve vetëm per hir të tyrë, ai adhuron Taghutët krahas Allahut (subhanehu we te’ala) qoftë me dije apo pa dije.

    Ngjashëm është gjithcka që dashurohet vetëm per hir të tij ne vënd të Allahut (subhanehu we te’ala) është Taghut. Objekti që dashurohet vetëm per hir të tij do të përcaktojë me hollësi se kujt duhet t’i bindesh dhe kënd duhet ta urresh duke mos u kujdesur për atë që Allahu subhanehu we te’ala ka urdhëruar; dhe duke mos u kujdesur se a pajtohet te kërkuarit [ndihmë] e tille me të vërtetën apo me të rremën.

    Shejh Ibn Tejmijje, komentoi:

    "Personi i cili nënshtrohet në mosnënshtrimin ndaj Allahut ose personi i cili i nënshtrohet në pasimin e udhezimit përveç udhezimit të fesë së vërtete; në të dyja rastet, nëse ajo që i urdheron njerezit është në kundërshtim me urdhërat e Allahut, atëhere ai është taghut. Nga ky shkak, njerëzit të cilët gjykojnë, përvec asaj që ka shpallur Allahu, i quajmë tavaghit.” [Ibn Taymiyah, Fatwa Vol 28 Fq. 200.]

    Ibn Kajjimi ka thënë:

    "Kështu nocinoi taghut i përket të gjithë atyre të cilët gjykojnë me dicka tjetër, përvec gjykimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kjo, gjithashtu, vlenë edhe për rastin që njerëzit ta adhurojne përvec Allahut, ose ta pasojnë në mosnënshtrimin e Allahut, ose t’i nënshtrohen kur nuk janë të sigurtë me atë se a i nënshtrohen Allahut. Në këtë mënyrë, këto taghutët e kësaj bote dhe nëse shikon në ta dhe i shikon gjendjet e njerëzve me ata, do të shohësh se shumica e tyre janë larguar nga adhurimi ndaj Allahut në adhurimin e taghutëve; nga gjykimi i Allahut dhe të Dërguarit e Tij kah gjykimi i taghutit, dhe nënshtrimit te Tij dhe te Derguarit e Tij kah nenshtrimi i taghuteve.” (I'lam el-Muveki'in, 1/50)

    Nëse kjo ka qenë gjëndja në kohën e Ibn Kajjimit, atëherë cfarë të themi për kohën e tashme në të cilën po jetojmë? Llojet dhe format e ndryshme të Taghutëve kanë shtuar palën e manifestimit. Tekstet e shënjta nga Sunneti tregojnë se nuk ka asnjë gjeneratë e të mos jetë gjenerata që e pason atë me e keqe [se ajo para saj]. Lusim Allahun (subhanehu we te’ala) të na ruajë dhe të na mundësoi një fund të mirë!

    Shejh Muhammed bin AbdulWahab komentoi:

    “Taghut është pergjithësisht cdogjë që adhurohet krahas Allahut (subhanehu we te’ala) dhe që është i kënaqur me këte adhurim duke përfshirë këtu edhe atë që adhurohet, pasohet apo dëgjohet krahas Allahut (subhanehu we te’ala); të gjithë këta janë Taghut.”

    Dhe Sejjid Kutubi ka thënë në “Fi dhilali-l-Kur’an” duke iu referuar ajetit “disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të taghutit” [El-Maideh, 60]:

    “Taghut është secili autoritet që i kundërvihet ligjeve të Allahut (subhanehu we te’ala); dhe cdo gjykim që nuk bazohet mbi Sheriatin e Allahut (subhanehu we te’ala).

    Çdo sulm kundër Uluhijjes (hyjnisë) apo Hakimijjes (e drejta e sundimit dhe gjykymit) së Allahut (subhanehu we te’ala) është lloji më i keq i sulmëve dhe më i keqi Tughyān. Ky lloj veprash hyn plotësisht nën Taghut në fjalë dhe në kuptim. Jehudët dhe te krishterët (Ehlu’ul Kitab) kurr nuk i kanë adhuruar priftërit dhe murgjit e tyre fizikisht; megjithatë ata i kanë pasuar gjykymet dhe ligjet e tyre në vënd të ligjit të Allahut (subhanehu we te’ala), për këtë arsye Allahu (subhanehu we te’ala) i quajti ata Mushrikin. Ata janë adhurues të Taghutit në kuptimin e pasimit të një autoriteti i cili ka kaluar kufinjt. Nuk i adhurojnë ata në kuptimin duke i bërë ruku apo sexhde atyre; por i adhurojnë ata në kuptimin e pasimit dhe bindshmërise ndaj tyre. Ky lloj I veprave te largon nga adhurimi i Allahut (subhanehu we te’ala), pas kesaj madje edhe nga dini i Allahut (subhanehu we te’ala).”

    Pra, ruaju nga adhurimi i Taghutit apo nga ndihmësit e tij - duke e ditur apo mos e ditur ky ate – o rob i Allahut, meqense kjo do t’i shkatërronte veprat e tua dhe të bën qe të humbësh gjithë cfarë ke në këtë botë dhe në boten tjetër!

    Shejh Ebu Basir al-Tartousi

      Ora është Fri Nov 22, 2024 12:07 pm