Ish presidenti amerikan George Bush i vjetri të premten do të festojë ditëlindjen e tij të 85 me kërcim me parashutë të cilën do ta bëj në Maine, në verilindje të SHBA-ve, ku edhe ka rezidencën e tij verore.
Bashkëpunëtori i ish shefit të Shtëpisë së Bardhë Jim Appleby ka deklaruar se Bush do të kryejë kërcimin në tandem me një pjesëtar të ekipit parashutist të ushtrisë amerikane.
Është planifikuar që ata të dy të lëshohen në tokë afër kishës në Kennebunkport, qytetit bregdetar ku edhe gjendet shtëpia e ish presidentit.
Siç shkruajnë mediat botërore, ky nuk do të jetë kërcimi i parë i Bushit, i cili kërcimin e parë e ka bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhe ditëlindjet e tij të 75 e 80 Bush veçmë i ka shënuar me kërcime me parashutë.