Një izraelite gabimisht e ka hedhur dyshekun me një milion dollarë të fshehur në të, që ka rezultuar me kërkim të tona të mbeturinave në disa deponi, njoftojnë mediat izraelite.
Një grua në një radio stacion ushtarak kishte treguar se si i kishte blerë nënës së vet të hënën një dyshek për ta befasuar, e të vjetrin e kishte hedhur. Vetëm atëherë e kishte kuptuar se nëna e saj në dyshek kishte fshehur kursimet e tërë jetës së saj.
Kur ka shkuar të kërkojë dyshekun e hedhur, ka parë se punëtorët e kompanisë së higjienës publike veçmë e kishin marrë, derisa kërkimi nëpër tri deponi nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Drejtuesi i njërës prej deponive të mbeturinave ka deklaruar se të punësuarit e tij po i ndihmojnë gruas e cila është “tmerrësisht e dëshpëruar”, por edhe ka thënë se është e vështirë të gjendet dysheku në një vend ku çdo ditë hidhen nga 2.5 tonë plehra.