Edhe pse deri më tani kemi parë robotë të cilët vallëzojnë apo aktrojnë nëpër shfaqje dhe prej atyre që pastrojnë shtëpinë e oborrin, roboti i ri japonez i cili përgatit petulla do të befasojë edhe skeptikët më të mëdhenj.
Në panairin “International Food Machinery and Technology” i cili është organizuar javën e kaluar në Tokio është paraqitur roboti Okonomiyaki i cili pa ndonjë problem përgatit petulla.
Me ndihmën e shtojcave të veçanta, roboti së pari i përzien përmbajtjet për petulla, më pas i zbraz ato në stufë të nxehtë. Pasi që petullat të piqen nga njëra anë, me lopatëzat në “duart” e tij i kthen në anën tjetër.
Pasi që petullat të përgatiten, roboti i shërben e madje edhe pyet se çfarë doni t’u shtoni.
Roboti Okonomiyaki, me emrin industrial Motoman SDA10 është zbulim i ri i prodhuesve japonez të makinave dhe robotëve, Toyo Riki Co.