Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lë gjashtë fëmijët e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit

    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Lë gjashtë fëmijët e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit Empty Lë gjashtë fëmijët e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit

    Mesazh nga bashkimi92 Fri Jun 12, 2009 6:56 pm

    Ka lënë fëmijët, 15, 10, tetë, gjashtë, pesë dhe tre vjeç, për t'ia mbathur për dashurinë.
    Lë gjashtë fëmijët e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit F.0611155802365_m
    Debbie Mallinson, 36-vjeçare dhe nënë e 6 fëmijëve, është dashuruar me Adam Cabanin, një 18-vjeçar dhe shok i djalit të saj të madh, 15-vjeçar.

    Gruaja doli nga shtëpia gjatë natës nga dritarja dhe hipi në një makinë që e priste. Djali 15-vjeçar e kishte dëgjuar nënën e tij të fliste në telefon dhe po i thoshte atij se e donte shumë.

    "Debbie dashurohet më shpejt se sa që lind”, ka thënë një nga ish-të dashurit e saj, babai i tre prej fëmijëve.

    “Kohë më parë më bëri zemrën copë, por nuk do t'ia dijë për asgjë dhe për asnjë, përveç vetes së saj", ka shtuar ai.

    Tani Debbie jeton me Adamin në Falmouth të Skocisë, në shtëpinë e motrës së tij, ndërsa gjashtë fëmijët e saj, të cilët i ka lindur nga katër burra të ndryshëm, janë dorëzuar tek autoritetet sociale.

    "Fillimisht dashurohet më mikun më të mirë të djalit të saj, pastaj braktis fëmijët e saj për të shkuar të jetojë me të”, ka shtuar ish i dashuri duke thënë se “kjo grua si nënë, është një fatkeqësi”.

    “Tashmë ajo jeton me mikun e saj të ri, ndërsa fëmijët rrinë me njerëz të huaj. U ka thënë asistentëve socialë që dëshiron t'i marrë me vete fëmijët dhe të jetojë me shokun e saj të ri, por kjo është çmenduri. Sidomos po të marrësh parasysh faktin që jetojnë tek shtëpia e motrës së tij, ai s'ka asnjë cent dhe, mbi të gjitha, është fëmijë për vete”, raporton tabloidi britanik “The Sun”Lë gjashtë fëmijët e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit F.0611155802365_m

      Ora është Mon Nov 25, 2024 5:05 am