Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu Very Happy
Me Respekt "Bashkim": Qipii92: iliri

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Arsyetim i mungesës për nxënësen nga Obama

    bashkimi92
    bashkimi92
    Webmaster
    Webmaster


    Numri i postimeve : 578
    Join date : 08/06/2009
    vjeqar/e : 32

    Arsyetim i mungesës për nxënësen nga Obama Empty Arsyetim i mungesës për nxënësen nga Obama

    Mesazh nga bashkimi92 Fri Jun 12, 2009 6:57 pm

    Dhjetëvjeçarja Kennedy Corpus ka arsyetimin më të mirë të mundshëm për mungesën në ditën e fundit të vitit shkollor, atë ia ka shkruar vet presidenti i SHBA-ve Barack Obama.

    Arsyetim i mungesës për nxënësen nga Obama F.0612113059146_m
    Babai i saj John Corpus nga qyteti Green Bay në Wisconsin, ka shkuar të dëgjoj prezantimin e Obamas për mbrojtjen shëndetësore, i ka bërë pyetje presidentit dhe me të njëjtën udhë e ka marrë edhe vajzën e vet e cila ka munguar nga mësimi vetëm për ta parë.

    Corpus ka shtuar se shpreson që vajza e tij nuk do të ketë probleme për këtë, kur Obama ia ka kthyer: "A doni t’ia shkruar një arsyetim?". Të tubuarit kanë qeshur duke menduar se ai po bënte shaka, por presidenti në një copë letre ka shkruar:

    "Për mësuesen e Kennedyt: Ju lutem të arsyetoni mungesën e Kennedyt. Ajo është më mua. Barack Obama", e më pas ka zbritur nga skena dhe personalisht ia ka dorëzuar arsyetimin vajzës.

    Mësuesja e shkollës fillore tanimë ka vendosur se çfarë do të bëj me arsyetimin: do ta vendos në kornizë, e për nxënësen do ta bëj një kopje.

      Ora është Mon Nov 25, 2024 4:37 am