Policia në Sierra Leone ka thirrur ushtrinë dhe zjarrfikësit në ndihmë për të tentuar të kthej nën kontroll stacionin policor në qytetin Gerihon të cilën e kishin pushtuar qindra gjarpinj.
Edhe pse kishin tentuar t’i largojnë me zjarr e tym, kobrat nuk kanë dashur të tërhiqen.
“Oficerët e policisë janë nën frikë, në ndërtesë janë gjarpinjtë dhe kurrë nuk dinë prej nga mund të dalin”, ka thënë zëdhënësi i stacionit policor.
Ushtarët dhe zjarrfikësit kanë ardhur nga kryeqyteti i vendit Freetown në mënyrë që me sasi të mëdha të ujit të mund të largojnë 400 gjarpinj sa besohet të janë në stacionin policor.