Një student austriak është zgjuar në kabinën e një krani 46 metra lartë pas një nate dehjeje me shokët e tij.Studenti
28-vjeçar Stefan Hohenwart u ka thënë policëve se nuk e kishte as idenë
më të vogël se ishte ngjitur atje, pasi që punëtorët e ndërtimtarisë
lajmëruan policinë në qytetin e Grazit.
Policët kanë thënë se ai është dërguar në shtëpi dhe nuk do të paditet pasi që nuk ka shkaktuar asnjë dëm.
"Punëtorët e ndërtimtarisë erdhën për të filluar punën në mëngjes dhe
vozitësi i kranit u befasua kur u ngjit dhe pa studentin duke gërhitur
në kabinën e tij”, ka thënë një zëdhënës i policisë lokale.
"Kur policët tonë u ngjitën dhe lëshuan mashkullin poshtë ai përbente
se nuk e kishte as idenë më të vogël se si ishte ngjitur atje dhe i
kujtohej vetëm se si kishte lënë pijetoren dhe se ndihej shumë i
lodhur", ka shtuar zëdhënësi.