Hajnat e përgjumur përfunduan duarthatë pasi që kishin vjedhur
një furgon në Suedi, derisa pronari po flinte në dhomën e rimorkueshme.Pushuesi
i tmerruar Bjorn Feldbaek u zgjua nga gjumi për ta kuptuar se po
transferohej së bashku me makinën e tij me rimorkio, pasi që hajnat
kishin hyrë në furgonin e tij në qytetin suedez Skovde.
Por i la duarthatë kur u ndaluan dhe hyn në dhomën e rimorkueshme duke
bërtitur aq me zë sa që hajnat braktisën edhe automjetin e tyre dhe ia
mbathën në këmbë.
"U zgjova dhe pashë se rimorkio po rropaste rrugës. Nuk e kisha idenë
se çfarë po ndodhte dhe isha i frikësuar deri në palcë”, ka thënë
Feldbaek.
"Më pas u ndal dhe dëgjova dikë se po hapte derën dhe kur i pashë
hajnat fillova të bërtasë sa më jepi Zoti fuqi. Ata dukeshin po aq të
frikësuar sa edhe unë vet dhe filluan të ikin me vrap. Më gjasë nuk
ishte diçka që po e prisnin", ka shtuar ai.
Policia tani ka nisur një hulumtim për hajnat.