Kur ta do, ta do! Një zdrukthëtar 62-vjeçar nga Augusta në
shtetin amerikan Georgia brenda një jave të vetme ka fituar dy herë në
lotari, me komentin se ka luajtur sepse e ka ndier veten të lumtur, e
tani po ndihet edhe më i lumtur.Earl Fritz ka fituar të
hënën shpërblimin kryesor prej 777.777 dollarësh në lotarinë e çastit
të Georgia “Super Lucky 7's”, derisa javën e kaluar ka fituar 1.000
dollarë në lotarinë e çastit “Extreme Green”.
Fritz ka deklaruar se nuk e ka kuptuar menjëherë se e ka fituar
shpërblimin kryesor të “Super Lucky 7's” sepse nuk po bartte syzet.
Fritz dhe gruaja e tij ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë me
tërë ato para, njofton televizioni amerikan “Fox News”