
një central miniatural bërthamor kanë shkaktuar alarm të vërtetë në
qytezën gjermane Elde.Për të ndërtuar një reaktor të
centralit bërthamor, fëmijët të hënën kanë marrë shtëpizën e një
kompjuteri dhe “anash saj i kanë vendosur pllakatin me simbolin për
radioaktivitet, të shtypur nga interneti", pohon policia në deklaratën
e vet. Një kalimtar i rastit ka parë shtëpizën të cilën fëmijët e
kishin lënë përkohësisht dhe ka lajmëruar policinë.
Zjarrfikësit kanë mbyllur një pjesë të qytezës, derisa radio stacioni
lokal u ka bërë apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Prindërit e gjashtëvjeçarëve e kanë kuptuar se fëmijët e tyre janë
shkaku i alarmit dhe kanë njoftuar policinë.