Dy bretkosa janë martuar në perëndim të Indisë në ceremoninë
tradicionale me të cilën thirret sezoni i shirave monsune të cilat këtë
vit janë vonuar, shkruajnë mediat botërore.Dhjetëra banorë
të qytetit Nagputa kanë marrë pjesë fundjavën e fundit në bashkimin e
bretkosave Raja e Rani, shkruan gazeta “Times of India”. Nëse mund t’i
besohet traditës, martesa e bretkosave në pajtim me traditave e
zakoneve lokale i gëzon zotërat e shiut. Në kuadër të kësaj, disa
martesa janë bërë në mes bretkosave këtë muaj në Indi si dhe në
Bangladeshin fqinj.
Në fund të verës së nxehtë, India, dy të tretat e së cilës jetojnë në
mjedise rurale, me padurim pret shirat monsune të cilat këtë vit janë
vonuar për disa ditë, sipas shërbimit meteorologjik lokal.