Një kinez do t’i kaloj katër vitet e ardhshme pas grilave të
burgut pasi që nga ish e dashura e tij ka kërkuar dëmshpërblim të majmë
për lidhjen e tyre të shkurtër e të dështuar.Mashkulli nga
Chongqing është dënuar me katër vjet burg pasi që ka zhvatur para nga
gruaja e cila ka dëshiruar të ndërpres lidhjen e tyre të dashurisë.
Ky 39-vjeçar, me mbiemrin He, ka qenë i papunë kur e ka njohur gruan e
cila jetonte me vajzën e saj. Ata dy ishin afruar dhe mashkulli ishte
zhvendosur në banesën e tyre. Pas njëzet ditësh bashkëjetese gruaja e
ka kuptuar se kishte gjetur njeriun e gabuar, dhe kishte vendosur t’i
jep fund marrëdhënies së tyre. Mirëpo, ai si kompensim për “zemrën e
thyer” kishte kërkuar 15.000 juan (rreth 1.570 euro).
He kishte kërcënuar se do ta vras atë dhe familjen e saj nëse nuk do
t’ia paguante shumën e kërkuar të parave. Gruaja e kishte paguar ish
dashnorin e saj, rastin e kishte lajmëruar në polici, dhe në fund
tregimi ka përfundim të lumtur.