Kina ka njoftuar se dëshiron që të gjithë kompjuterët personalë
të blerë në këtë shtet të kanë softuerë të cilët bllokojnë qasjen në
faqet pornografike të internetit, ka theksuar të hënën prodhuesi
kryesor kinez i programeve kompjuterike."Sipas hulumtimeve
tona, shumë të rinj e të reja shpesh vizitojnë faqet pornografike të
internetit dhe në mes vete shkëmbejnë adresat e tyre", ka thënë
drejtori gjeneral i korporatës “Jinhui Computer System Engineering
Co.”, Zhang Chenmin.
Sipas tij, ky softuer mund të përdoret edhe për bllokimin e faqeve
tjera, respektivisht prindërit do të mund të krijojnë listën e tyre e
cila do të mund t’i shtohej bazës fillestare të faqeve të ndaluara.