Rritet shitja e kompjuterëve Mac
Në muajin maj në aspekt global janë rritur dërgesat e kompjuterëve krahasuar me një muaj më parë, derisa suksesin më të madh e ka shënuar kompania Apple.
Tregu global i kompjuterëve tregon shenja përmirësimi, së paku kështu pohon Kathryn Hubert nga shtëpia analitike “Morgan Stanley”. Shitjet e kompjuterëve personalë janë rritur për një për qind në maj (krahasuar me prill), derisa sipas informatave të Hubert, kompania Apple ka më së shumti arsye për të festuar.
Kompania në muajin maj ka shituar 25 për qind më shumë kompjuterë Mac në maj krahasuar me muajin paraprak, derisa vlerësimet për tremujorin e tretë raportojnë për 2.5 milionë Mac të shitur.
Apple në tremujorin e dytë ka shitur 2.2 milionë kompjuterë, që ka qenë për tre për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.