Në shërbimin e popullarizuar për ruajtjen e video materialeve kufizimi i dosjeve të cilat vendosen tani është rritur në 2 GB.
Kufizimi prej dhjetë minutash të videos (për përdorues të rëndomtë) nuk është larguar, prandaj veprimi i fundit është dedikuar për përmirësimin e kualitetit të materialit të cilat tash e tutje do të gjenden në YouTube.
Siç raportohet në blogun zyrtar, pos kualitetit më të lartë të videos, do të lehtë transferimi i videos (veçanërisht atij me definicion të lartë) në shërbim, pa nevojë të intervenimit me disa nga mekanizmat për përpunimin e video materialeve.