Keniasi 25-vjeçar Robert Njeru nga qyteti Nakuruje ka bindur
policinë të arrestojnë qenin e tij pasi që ia kishte ngrënë paratë e
qerasë. Ai e ka dërguar qenin në stacionin lokal të policisë sepse i kishte ngrënë paratë me vlerë rreth 25 euro.
I kishte lënë paratë në krevat dhe kishte shkuar në punë. Me të kthyer
në mbrëmje, në dysheme ka parë disa kartëmonedha të shqyera.
Pronari ka tërhequr qenin zvarrë deri në polici dhe u ka dhënë rreth
pesëdhjetë cent për ta mbyllur. Por, shefi i policisë, me të dëgjuar
për arrestimin, ka larguar nga puna policin i cili ka pranuar ryshfet
dhe ia ka kthyer qenin pronarit.
Njeru ende nuk ia ka falur qenit. E ka vendosur në shitje për pak para, vetëm sa ta heq qafe.