
karantina në të cilën pronarët e kopshtit zoologjik në Kabul e kishin
futur për shkak të frikës se do të mund t’ua kalonte njerëzve gripin e
derrit.“Njerëzit tonë nuk e kanë kuptuar se sëmundja nuk
kalon nga personi në person dhe kanë menduar se gripi i derrave
shpërndahet nga kopshti zoologjik sepse në të jeton një derr”, ka thënë
drejtori i kopshtit zoologjik Aziz Gul Saqib.
Ai u ka sqaruar punëtorëve se edhe drejtoritë tjera të kopshteve
zoologjike kanë thënë se nuk ka arsye për brengosje, prandaj e kanë
lëshuar atë në ajër të pastër.
Vizitorët të cilët kanë rastisur në kopsht zoologjik kur derri është liruar kanë mbuluar gojën dhe hundët me rroba.
“Kjo është e ndaluar dhe nuk do të duhej as ta shikojmë fare. Unë
mendoj se ai nuk do të duhej as të ishte në kopsht zoologjik”, ka thënë
një vizitor.