Rusja 45-vjeçare Irena D nga Moska, pronare e një gjoksi të
bëshëm, as në ëndrrën e saj më të keqe nuk ka mundur ta shoh se do t’i
ndodhte ajo çfarë i ka ndodhur gjatë aterrimit të aeroplanit në Los
Angeles të SHBA-ve. Edhe para se t’ia niste, pushimi i saj në Kaliforni
ka përjetuar një fiasko të vërtetë.Për krejt këtë punë
fajet i kanë pasur silikonat të cilat Irena i ka pasur në gjinjtë e
saj, e të cilët për shkak të presionit gjatë aterrimit thjesht kanë
eksploduar. Rusja e pafat kishte filluar t’i hetojë problemet e saj
edhe gjatë fluturimit i cili kishte zgjatur 14 orë. Pas daljes nga
aeroplani Irena nuk ka arritur të shkoj as deri tek aeroporti, sepse
para hyrjes së tij i ka rënë të fikët.
Mjekët kanë arritur shpejt në aeroport dhe Irena është transferuar në
spital. Ata kanë përcaktuar se silikonat në gjinjtë e saj janë dëmtuar
rëndë, por nuk kanë arritur të zbulojnë arsyen e vërtetë të kësaj.
“Vet fluturimi nuk ka mundur të sjellë deri tek kjo. Me gjasë pacientja
edhe më herët ka pasur probleme me silikona, derisa presioni gjatë
fluturimit vetëm sa i ka bërë punët më keq”, ka thënë njëri prej
mjekëve.
Me diagnozë “dëmtim serioz i silikonave” Irenas i është urdhëruar
pushim i rreptë. Duket se Irena në të ardhmen nuk do të tërheq aq shumë
shikimet e meshkujve sepse mjekët i kanë rekomanduar të largojë
tërësisht silikonat për të mos u paraqitur probleme të reja me pasoja
shumë më të mëdha se këto.